|
(Prishtinë – 27 janar 2010)
Fillon punimet Konferenca e Ofertueseve për Partneritetin Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Konferenca e Ofertueseve për Partneritetin Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, sot filloi punimet me ofertuesit e kualifikuar në garën për operim dhe zhvillim të ANP-së.Në këtë konferencë ofertuesit parën rastin që njihen për së afërmi me infrastrukturën ekzistuese te ANP-së dhe mjedisin e përgjithshëm investues në Kosovë dhe gjithashtu të dhanë komentet e tyre rreth draft kontratës për PPP në ANP, e cila u ishte dërguar atyre me 29 dhjetor 2009.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 22 janar 2010)
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Austrisë nënshkruan marrëveshje për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala së bashku me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, sot pritën një delegacion nga Republika e Austrisë, të kryesuar nga Sekretari i shtetit austriak, z. Reinhold LOPATKA.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 21 janar 2010)

Komisioni Ndërministror i krijuar për projektin Pjesëmarrja e Sektorit Privat në PTK mbajti sot takimin e tij të rregullt. Në këtë takim u prezantua progresi i bërë deri më tani në analizimin e opsioneve për pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 21 janar 2010)
Ministria e Ekonomisë dhe Financave, sot bëri transferimin e 740.970 mijë eurove për N.Q ”Termokos” dhe N.Q”Gjakova”
Duke pasur parasysh gjendjen emergjente në të cilën gjenden ngrohtorja e qytetit ”Termokos” dhe ngrohtorja e qytetit”Gjakova”, si dhe qytetarët e komunave të Prishtinës dhe Gjakovës, Ministria e Ekonomisë dhe Financave sot ka bërë transferimin e mjeteve nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, në shumën prej 740.970 mijë euro, nga e cila 615 mijë euro ndahet për N.Q ”Termokos” dhe 125.970 mijë euro për N.Q “ Gjakova”.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 13 janar 2010)
Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë , nënshkruan
marrëveshjen mbi bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke në çështjet doganore
Me ftesë të Ministrit të shtetit të Republikës së Turqisë, z. Hayati YAZICI, një delegacion nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, ka qëndruar në vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë. Gjatë kësaj vizite Ministri, Ahmet Shala, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, z. Bekim Sejdiu, u prit nga homologu i tij, ministri i shtetit, z. Hayati Yazici, njëherit edhe udhëheqë si nënsekretariatit të Doganave të Turqisë, ku me këtë rast të dy Ministrat ,nënshkruan marrëveshjen bilaterale në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, mbi bashkëpunimin dhe ndihmë reciproke në çështjet doganore.
|
|
Me shume
|
|
<< Fillim < Paraprake 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 14 nga 24 |