|
(Prishtinë – 18 shkurt 2010)
Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala priti delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për Kosovën

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave po qëndron për vizite dy javore një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili u prit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala
Duke ju dëshiruar mirëseardhje, Ministri i falënderoj zyrtarët e FMN-së që kishin gjetur kohë për të ndarë gëzimin së bashku me ne për festën e Pavarësisë së Kosovës. Një herit ministri Shala i informoi zyrtarët e FMN-së lidhur me përparimet e bëra që nga vizita e tyre e fundit në Tetor 2009.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 12 shkurt 2010)
Ministri Ahmet Shala po merr pjesë në ditën e dytë të “Forumit për Investime - Italia dhe Evropa Juglindore” në Verona të Italisë

Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala ne ditën e dyte të vizitës së tij ne Verona te Italisë u prit në një atmosferë tejet miqësore nga Zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik te Italise z.Adolfo Urso .
Gjate këtij takimi Ministri Shala inicioj disa marrëveshje bilaterale në mesë të Kosovës dhe Italisë, si Marrëveshjen për eliminimin e taksave te dyfishta dhe Marrëveshjen për mbrojtjen e Investimeve.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 11 shkurt 2010)
Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala po merr pjesë në “Forumin për Investime-Italia dhe Evropa Juglindore”, me ftesë të Ministrit te Zhvillimit Ekonomik te Republikës së Italisë z. Claudio Scajola.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala, se bashku me ministrat e rajonit të Evropës Juglindore, më 11 shkurt 2010, bënë hapjen e sesionit të parë të këtij forumi të rëndësishëm për vendet ne zhvillim siç është edhe Republika e Kosovës.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 10 shkurt 2010)
Ministri Ahmet Shala merr pjesë në “ Forumin për Investime – Italia dhe Evropa Juglindore”, në Verona të Italisë

Me ftesë të Ministrit për Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë, z. Claudio Scajola, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, sot do të udhëtoj për në Itali, ku do të marrë pjesë në “ Forumin për Investime – Italia dhe Evropa Juglindore”, që do të mbahet në Verona të Italisë.
Gjatë kësaj vizite në Itali, Ministri Shala pritet të takohet edhe me përfaqësues të lartë të shtetit Italian dhe vendeve të tjera të rajonit. |
|
(Prishtinë – 03 shkurt 2010)
Ministri Shala po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala me ftesë të autoriteteve amerikane, përkatësisht Senatit Amerikan, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, kongresmen e senator, zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore si dhe OPIC. Ministri Shala po ashtu po merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.Ministri Shala gjatë ditës së Hënën ka takuar z. Stuard Jones, Zv. Sekretar i Shtetit Amerikan për Evropën Qendrore dhe Jugore, z. Christopher Smart, zv. Sekretar i Thesarit Amerikan, si dhe me z. Jeffrey Baker, Drejtor i Zyrës së Thesarit Amerikan për Evropë dhe Azi. Ministri Shala po ashtu ka zhvilluar takime me zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe të Bankës Botërore.
|
|
Me shume
|
|
<< Fillim < Paraprake 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 13 nga 24 |