|
(Prishtinë – 17 gusht 2010)
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala në vizitë zyrtare në Bruksel
Ministri Ahmet Shala u takua me komisionerin Oli Rehn në Bruksel

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel sot u takua me Komisionerin e Unionit Evropian për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn, ku diskutuan në lidhje me situatën e përgjithshme politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, disbursimin e mjeteve të premtuara nga Komisioni Evropian, si dhe rreth procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) .
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 16 gusht 2010)
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel.
Ministri Shala do të takohet me komisionerin Oli Rehn dhe komisioneren Kristalina Georgieva
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala sot do të niset për vizitë zyrtare në Bruksel, ku pritet të takohet me komisionerin për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn dhe Komisioneren për Bashkëpunim Ndërkombetarë, Ndihma Humanitare dhe përgjigje ndaj Krizave , Kristalina Georgieva.
|
|
(Prishtinë – 12 gusht 2010)
Nënshkruhet Marrëveshja për PPP për Operimin dhe Zgjerimin e ANP-së

Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Partneritet Publiko Privat për Operimin dhe Zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konsorcium ndërkombëtar “Limak Group dhe Aeroport de Lyon”.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 05 gusht 2010)
Ministria e Ekonomisë dhe Financave prezanton raportin e gjashtëmujorit të parë të Buxhetit të Kosovës për vitin 2010
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza ka prezantuar sot para mediave Raportin gjashtëmujor të Buxhetit të Kosovës për vitin 2010, raport i cili dje u miratua nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Zëvendësministri, Bedri Hamza, gjatë prezantimit të tij tha se “Veçoritë kualitative të këtij raporti janë ngritja substanciale në të hyrave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe gjithashtu ngritja e kualitative ne kategorinë e investimeve kapitale” Ai më tej shtoi se “ Plani buxhetor i te hyrave vjetore për vitin 2010 është 1,109,200,000 Euro., ndërsa plani buxhetor për shpenzimet vjetore është 1,278,040,000 Euro, duke i përfshirë të hyrat vetanake të bartura nga viti 2009”.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 21 korrik 2010)
Bordi ekzekutiv i FMN-së miraton Marrëveshjen për mbështetje për Republikën e Kosovës në vlerë prej 108.9 milion euro
Bordi ekzekutiv i Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) ka miratuar sot Marrëveshjen për mbështetje (Stand- By Arranzhman) 18-mujorëshe për Republikën e Kosovës në një shumë të barasvlershme me SDR 92.656.000 (rreth 108.900.000 Euro, apo 139.600.000 dollar amerikan), ose 157 për qind të kuotës së saj në Fond.
Pagesa fillestare e barasvlershme me SDR 18.760 milion (rreth 22.1 milion Euro apo 28.3 milion dollar amerikan) do të jenë në dispozicion menjëherë, përderisa pagesat pasuese do t’i nënshtrohen shqyrtimeve tremujore.
|
|
Me shume
|
|
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 2 nga 24 |