|
(Prishtinë – 22 mars 2010)
Filloi zbatimi arkave fiskale

Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Administratës Tatimore të Kosovës , sot në praninë e mediave dhe shumë qytetarëve kanë bërë promovimin e arkave të para fiskale në “Ben-af” të Ferizajt.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë - 18 mars 2010)
Ministri Shala në komunën e Tuzit, premtoi 10 bursa për të rinjtë shqiptarë të Malit të Zi

Ndërsa në ditën e dytë të vizitës së tij në Mal të Zi, Ministri Shala u takua me kryetarin e Komunës së Tuzit, z. Smajl Maliq Çunmulaj. Ministri Shala gjatë këtij takimi shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë dhe bashkëpunim me komunën e Tuzit, në fusha të ndryshe me theks të veçantë atë të ekonomisë dhe edukimit të brezave të rinj të kësaj treve. Me këtë rast Ministri Shala i premtoi kryetarit të Tuzit, z. Çunmulaj për ndarjen 10 bursave për të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë - 18 mars 2010)
Ministri Shala takim vëllazëror me kryetarin e komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, vizitoi edhe Komunën e Ulqinit , ku u prit nga Kryetari i kësaj komune z. Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për bashkëpunim të ndërsjellët në mes të Prishtinës dhe Ulqinit, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, turizmit dhe edukimit. Pas këtij takimi ministri Shala dhe z. Hajdinagaj u takuan edhe me përfaqësues të biznesit të komunës së Ulqinit, ku u diskutua për mundësinë e investimeve reciproke.
|
|
(Prishtinë - 17 mars 2010)
Ministri Ahmet Shala takoi Ministrin e Malit tëZi , Ferhat Dinosha

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, në vazhdën e takimeve të tij në Podgoricë u takua edhe me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, z. Ferhat Dinosha.
Të dy ministrat diskutuan për çështjen e të drejtave të pakicave dhe në veçanti të shqiptarëve në Mal të Zi.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 17 mars 2010)
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje doganore

Republika e Kosovës dhe Republika e Malit të Zi nënshkruan sot marrëveshjen mbi bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke në çështjet doganore .
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtorët e Doganave nga të dyja vendet, në prani të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave , Ahmet Shala dhe Ministrit të Financave të Malit të Zi, Igor Luksič.
|
|
Me shume
|
|
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 10 nga 24 |