|
(Prishtinë – 04 maj 2010)
Zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, z. Adolfo Urso viziton Kosovën
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë

Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala në Kosovë po qëndron për vizitë zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, z. Adolfo Urso, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Institutit Kombëtar për Tregtinë e Jashtme –ICE dhe mbi 50 biznesmen italian, për të parë potencialet që i ofron Kosova për të investuar ata këtu, madje ata kanë marr mbështetjen dhe garancitë e zyrtarëve të institucioneve kosovare për të investuar në Kosovë.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 23 prill 2010)
Takimet pranverore tё FMN-sё dhe Bankёs Botёrore
Në kuadër të takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, delegacioni kosovar, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka zhvilluar me datën 22 prill edhe një sërë takimesh me zyrtar të lartë të Thesarit Amerikan, Departamentit të Shtetit, USAID-it, me Presidentin e OPIC-ut, si dhe me Kongresmen e Senator amerikan, ndër të cilët u veçua takimi me Kongresmen-in, Eliot Engel.
Është kjo hera e dytë që Republika e Kosovës pёrfaqёsohet nё takimet e FMN-sё dhe Bankёs Botёrore si anëtare me tё drejta tё plota. Takimet e përmendura më lart, përveç informimit të duhur mbi zhvillimet më të fundit në Republikën e Kosovës, kishin si fokus qendror projektet e mëdha me interes nacional, përkushtimin për mirëmbajtjen e qëndrueshmërisë fiskale nga ana e Qeverisë së Kosovës, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit, e në veçanti zhvillimin e sektorit Financiar.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 21 prill 2010)
Ministri Ahmet Shala merr pjesë ne takimet pranverore të FMN-sё dhe Bankës Botërore

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe Guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të mbahen më 22 – 25 prill në Uashington DC .
Gjatë kësaj vizitë Ministri, Ahmet Shala do të takohet me Drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn dhe me Presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick.
Ministri Shala, do të takohet edhe me përfaqësues të State Departamentit si dhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme. Gjatë kësaj vizite do të organizohet nje takim edhe me përfaqësues të lobit shqiptarë në SHBA. |
|
(Prishtinë – 14 prill 2010)
Deponitë regjionale të mbeturinave në Kosovë do të menaxhohen nga sektori privat

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave sot u bë nënshkrimi i kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) për Shërbime Këshillëdhënëse në Strukturimin dhe Implementimin e Partneritetit Publiko Privat në Deponit Regjionale të mbeturinave në Kosovës.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 02 prill 2010)

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala u takua sot me përfaqësuesin e organizatës “Kadetët Ajror të Kosovës”, Veton Breznicën, i cili tani edhe ka kryer me sukses të plotë trajnimin e radhës “Advanced Gliding Training,” ku gjithashtu është shpallur Anëtar Nderi i Skuadronit 643, i pari dhe i vetmi në historinë e Skuadronit të Britanisë së Madhe.
|
|
Me shume
|
|
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 8 nga 24 |