Video



Get the Flash Player to see this player.

Komunikatë për Media

(Prishtinë – 11 maj 2010)

Banka Botërore prezantoi Memorandumin Ekonomik për Kosovën

mef-rks-11-05-2010-1

Banka Botërore ka prezantuar  sot rezultatet dhe rekomandimet nga publikimi më i ri Memorandumit Ekonomik për Kosovën.  Zyrtarët e Bankës Botërore vlerësojnë se Kosova duhet të ketë një rritje ekonomike më të madhe, në mënyrë që të ulë hendekun e të ardhurave, po ashtu ata kanë përmendur edhe tri pengesa kryesore që ndikojnë për rritje ekonomike, siç është energjia elektrike, sundimi i ligjit dhe aspekti rregullativ që ka të bëjë me regjistrimin e bizneseve dhe procedurat e licencimit.

Me shume
 
Demant

(Prishtinë – 08 maj 2010)

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Ambasadës Gjermane në Prishtinë

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Ambasada Gjermane në Kosovë, me deklaratë të përbashkët përgënjeshtrojnë artikullin e gazetës  “ Zëri” të datës 8 maj 2010 me titullin: “Schäuble nuk ka kohë për Ahmet Shalën”

Me shume
 
Njoftim për Media

(Prishtinë – 05 maj 2010)

Ministri Ahmet Shala udhëtoi për vizitë në Republikën Federale të Gjermanisë

mef-21-04-2010Një delegacion i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Presidenti i shtetit, dr. Fatmir Sejdiu, sot udhëtoi për vizitë në Republikën Federale të Gjermanisë , i shoqëruar  edhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala.

Gjatë kësaj vizite pritet të takohen  me Presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler, kancelaren dr. Angela Merkel, kryetarin e Kuvendit të Republikës Federale, dr. Norbert Lammert, ministrin e punëve të Jashtme, dr. Guido Westerwelle , ministrin e Financave, dr.Wolfgang  Schäuble dhe me autoritete të tjera të larta të Gjermanisë.

 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 05 maj 2010)

mef-05-05-2010-1

Në  Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, u bë nënshkrimi i konkluzioneve të takimit për konsultimet të cilat janë parapërgatitje për negociatat ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë  së Republikës së Gjermanisë.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 04 maj 2010)

Zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, z. Adolfo Urso viziton Kosovën

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë

mef-04-05-2010-front

Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala në Kosovë po qëndron për vizitë zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, z. Adolfo Urso, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Institutit Kombëtar për Tregtinë e Jashtme –ICE dhe mbi 50 biznesmen italian, për të parë potencialet që i ofron Kosova për të investuar ata këtu, madje ata kanë marr mbështetjen dhe garancitë e zyrtarëve të institucioneve kosovare për të investuar në Kosovë.

Me shume
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

Faqe 7 nga 24