Video



Get the Flash Player to see this player.

Komunikatë për Media

(Prishtinë – 08 qershor  2010)

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë  memorandum të bashkëpunimit në fushën e Kontabilitetit

mef-08-06-2010-1

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave , sot u bë nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në fushën e Kontabilitetit ndërmjet Bordit Kosovar për Standardet e Raportimit Financiar dhe Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të Shqipërisë.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 05 qershor 2010)

Ligji i Punës është një nga hapat më të rëndësishëm në strukturimin e tregut të fuqisë punëtore

mef-05-06-2010-1Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në një konferencë për media , sot prezentoi objektivat dhe elementet të cilat përmban Ligji i Punës , i cili u miratuara në parim dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës

“Qeveritë e secilit vend kanë për detyrë të organizojnë bashkëveprimin e agjentëve ekonomik duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk po ndjek vetëm rrugën e krijimit të infrastrukturës fizike, por edhe të asaj legjislative të domosdoshme për funksionimin e rregullt të ekonomisë së tregut. Ligji i Punës është një nga hapat më të rëndësishëm në strukturimin e tregut të fuqisë punëtore. Ky ligj i ofron si qytetarit ashtu edhe ndërmarrjes, apo institucionit, mundësinë për të kërkuar mbrojtjen e interesave dhe bashkërendimin e tyre për një rezultat më produktiv”, tha Ministri Shala.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 02 qershor  2010)

Ministri Shala ju bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ti ratifikojnë kreditë me Bankën Botërore

mef-02-06-2010-1

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, sot mbajti konferencë për media , në lidhje me dy marrëveshjet të financuara nga Banka Botërore,  ajo për modernizimin e sektorit publik të Kosovës dhe për kadastrën e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin, të cilat nuk janë ratifikuar në seancën e kaluar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ministri Shala ju bëri thirrje të gjithë deputetëve që të që të kenë mirësinë për ta votuar këtë kredi nga Banka Botërore, e cila është në interes dhe të mire të të gjithëve dhe në veçanti për të ardhmen e vendit tonë.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 27 maj  2010)

Përmbyllen negociatat për hyrjen e Republikës së Kosovës në Program të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Arrihet në parim marrëveshja për ndihmë buxhetore me FMN-në

mef-27-05-2010-1

Pas takimeve intensive me Misionin e  Fondit Monetar Ndërkombëtar, Qeveria e Republikës së Kosovës  ka arritur që më sukses të jashtëzakonshëm të përmbyllë negociatat për hyrje në Program të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 24 maj 2010)

Auditorët e Brendshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës filluan trajnimin për Auditim të Brendshëm

Do  të  certifikohen ndërkombëtarishtë  për Auditimin e Brendshëm

mef-24-05-2010

Ministria e Ekonomisë dhe Financave  ka filluar sot trajnimin  për auditorët e brendshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilët do të certifikohen ndërkombëtarishtë për Auditimin e Brendshëm.

Me shume
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

Faqe 5 nga 24