Video



Get the Flash Player to see this player.

Komunikatë për Media

(Prishtinë – 21 korrik 2010)

Ministri Shala takohet me z. Daniel Rosenblum,  koordinator i projekteve për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit

mef-21-07-2010

Ministri Ahmet Shala me z. Daniel Rosenblum koordinator i projekteve për Evropë dhe Euro-Azi

Në vazhdën e takimeve në SHBA, ministri Shala është pritur në Departamentin e Shtetit nga z. Daniel Rosenblum, koordinator i projekteve për Evropë dhe Euro-Azi si dhe nga znj. Jennifer Brush, zv. asistente/sekretare Sekretare për Evropën Qendrore dhe Lindore. Gjatë  këtyre takimeve u diskutua për  zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe të financave.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 21 korrik 2010)

Kryeministri i Republikës Kosovës Hashim Thaçi dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala takohen me drejtues të BB dhe FMN në Uashington

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni Kosovar i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës Kosovës z. Hashim Thaçi, shoqeruar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala dhe zyrtarë të Qeverisë kanë zhvilluar dje takime të nivelit të lartë me Drejtues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në Bankën Botërore delegacioni Kosovar është pritur nga zv. presidenti i Bankës Botërore z. Philipe Le Houero ndërsa në FMN u prit nga drejtor menaxheri z. Dominique Strauss-Kahn.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 16 korrik  2010)

Ministri Ahmet Shala do të udhëtojë për vizitë në SHBA

Një delegacion nga Republika e Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri, Hashim Thaçi, të dielën do të udhëtojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar  edhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Me këtë rast, Ministri  Ahmet Shala do të marrin pjesë në mbledhjen e Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që do të mbahet në Washington, prej 18 deri më 24 korrik 2010.Në kuadër të  kësaj vizite zyrtare në SHBA, Ministri Shala do të ketë takime  edhe në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 14 korrik  2010)

U mbajt takimi i Mekanizimit Përcjellës të Mbikëqyrjes Fiskale ndërmjet  Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Komisionit Evropian (DG – ECFIN)

MEF-i raporton para Komisionit Evropian

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala priti sot delegacionin e Komisionit Evropian të kryesuar nga , znj Carole Garnier, Shefe e Njësisë për ekonomitë e vendeve kandidate dhe  vendeve kandidate potenciale - DG ECFIN, ku u mbajt takimi i radhës  i Mekanizimit  të Mbikëqyrjes Fiskale  ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Komisionit Evropian (DG- EFCIN).

Me shume
 
Komunikatë për Media
(Prishtinë – 12  korrik  2010)

Fillon rianketimi i pronave të paluajtshme në Kosovë

Ministria e Ekonomisë dhe Financave - Departamenti i tatimit në pronë, njofton se së shpejti do të filloj të implementoj projektin e rianketimit të pronave ekzistuese, i cili do të filloj gjatë muajit korrik 2010 dhe do të përfundoj në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011.Me ligjin për Tatimin mbi pronën e paluajtshme në Kosovë 2003/29 është paraparë që komunat të shqyrtojnë dhe të përcjellin vlerën e tregut të çdo prone që është nën juridiksionin e tyre për çdo tre ose pesë vjet. Për këtë arsyeje do të bëhet mbledhja e informatave shtesë të kualitetit të pronave ekzistuese, në mënyrë që tatimi në pronë të jetë më i drejtë.

Me shume
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

Faqe 3 nga 24