
| Biografia e Zv.Ministrit |
RAMADAN AVDIU Zëvendësministër i Ministrisë së Financave
Ramadan Avdiu, u emërua zëvendësministër i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës më 23 maj 2011. Para se të emërohej zëvendësministër i Financave,z. Avdiu ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për një mandat. Nga viti 1999- 2000, ishte sekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, nga 2000 - 2002 ishte anëtarë i Sekretariatit të Këshillit të Përkohshëm Administrativ dhe Këshillit Transitor të Kosovës, nga 2000-2002 ishte këshilltarë në Asamblenë Komunale në Prishtinë dhe gjithashtu nga viti 2002-2004 ishte këshilltarë i lartë politik i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Z. Avdiu gjithashtu ka një karrierë të shquar politike, brenda dhe jashtë Kosovës, u burgos nga ish-regjimi serb ku vuajti dënimin nga viti 1984 deri 1989, për aktivitetet e tij politike si anëtar i Lëvizjes së fshehtë antipushtuese. Pas daljes nga burgu u inkuadrua në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), ku ishte një ndër udhëheqësit kryesore të asaj lëvizje në Kosovë deri në vitin 1993, gjithashtu ishte edhe kryetar i nëndegës së LPK- së në Zvicër. Gjatë veprimtarisë së tij në Zvicër , z. Avdiu ishte edhe redaktor i gazetës “Zëri i Kosovës”. Gjatë periudhës së luftës çlirimtare, ishte anëtarë i Grupit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për marrëdhënie me jashtë. Është anëtarë i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj me 1999. Ramadan Avdiu diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, ndërsa në Universitetin e Lozanës në Zvicër diplomoi në degën e Shkencave Politike. Magjistroi për marrëdhënie ndërkombëtare në Qendrën për Studime Diplomatike dhe Strategjike në Paris. Flet gjuhën angleze, frënge dhe serbokroate . Në funksionin e tij si zëvendësministër i Financave bënë hartimin e politikave financiare dhe çështjeve buxhetore në Kosovë. Zëvendësministri Ramadan Avdiu është i lindur më 24 janar 1964 në Prishtinë. Jeton në Prishtinë me bashkëshorten e tij znj. Buqe Dajaku-Avdiu dhe kanë tre fëmijë: Shpresën, Njomzën dhe Linën.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |