Video


Pyetje të Shpeshta
1.Çfarë janë Partneritetet-Publike-Private (PPP)?

Partneritetet-Publike-Private, në përgjithësi, u referohen formave të bashkëpunimit në mes të autoriteteve publike dhe sektorit privat e që kanë për qëllim të sigurojnë financimin, ndërtimin, renovimin, menaxhimin, operimin dhe/ose mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe/ose ofrimin e shërbimeve.

Të gjitha Partneritetet-Publike-Private përfshijnë një formë të ndarjes së rrezikut në mes të sektorit publik dhe sektorit privat, në ofrimin e infrastrukturës ose shërbimit. Ndarja e rrezikut për partnerin privat është përcaktuesi kryesor në dallimin në mes të PPP-së dhe modelit tradicional të sektorit publik të ofrimit të shërbimeve publike.


2. Cilat janë përfitimet nga PPP-të?

PPP-të i mundësojnë Kosovës zgjërimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike pa mbingarkuar buxhetin. Infuzion i kapitalit dhe i menaxhimit privat do të lehtëson kufizimet fiskale dhe rritë efikasitetin. Disa përfitime të dukshme të PPP-ve, ndër të tjera, përfshijnë:

  • Fokusim i resurseve të Qeverisë në projekte shtesë
  • Implementim më të shpejtë të projekteve infrastrukturore
  • Zhvillim të sektorit privat / mundësi për investim
  • Efikasitet të shtuar dhe kursim në kosto
  • Orientin drejt shërbimit ndaj konsumatoritSektorë në të cilat mund të aplikohet PPP janë të shumtë dhe përfshijne: Transportin, Arsimin, Shëndetësinë, Punët Komunale, Renovim Urban, Ujësjellës, etj.

3. Cili është spektri i opsioneve të PPP-ve?

Brenda prizmit të PPP-ve ekziston një numër i madh i strukturave potenciale të transaksionit të PPP-së, të cilat mund të përdoren, varësisht nga qëllimet dhe nevojat e sektorit publik. Vendimi për dizajnin specifik të transaksionit do të varet nga ajo se cilat rreziqe dhe përgjegjësi do të mbesin tek autoritet publike dhe cilat do të transferohen tek partneri privat.KONTRATA E MENAXHIMIT (MC):Qeveria kontrakton një entitet privat për të operuar dhe menaxhuar një hapësirë (shërbime të shumëfishta). LIZING:Qeveria jep në lizing asetin për operatorët privatë për një shumë të caktuar.

Operatori privat merr përsipër rrezikun operacional. Në disa raste, marrëveshja e lizingut mund të përfshijë kërkesat e investimeve (p.sh., strukturat e kontratës Lizing-Zhvillim-Operim). KONCESION:Qeveria ose autoriteti publik i siguron entitetit privat të drejtat ekskluzive për të ofruar, operuar, dhe mirëmbajtur ndonjë aset të infrastrukturës për një kohë të caktuar kohore. Partneri privat merr përsipër rrezik të konsiderueshëm për investim, përderisa sektori publik mban pronësinë e asetit origjinal.

Shembull:

  • Rehabilitimi, operimi, dhe transferimi (ROT)
  • Rehabilitimi, qiradhënia, dhe transferimi (RLT)
  • Ndërtimi, rehabilitimi, operimi, dhe transferimi (BROT): PROJEKTET E GREENFIELD:Entiteti privat ose kapitali i përbashkët publik-privat ndërton dhe operon një hapësirë të re për periudhën e specifikuar në kontratën e projektit. Hapësira mund të kthehet ose jo në sektorin publik në fund të periudhës së koncesionit.

Shembull:

  • Ndërtimi, operimi, dhe transferimi (BOT).
  • Dizajnimi-Ndërtimi-Financimi-Operimi (DBFO).
  • Ndërtimi, pronësia, dhe operimi (BOO).
  • Dizajnimi-ndërtimi-financimi-operimi (DBFO):
  • Iniciativë e financimit privat (PFI).

4. Cili është roli i njësisë së centralizuar të PPP – Partneritetetet Kosova?

Me ligjin e ri mbi Partneritetet-Publike-Private dhe me themelimin e njësisë qendrore të PPP-së, të njohur si Partneritetet Kosova, korniza institucionale dhe ligjore është vendosur në mënyrë që të lejohen ministritë, komunat dhe organizatat e tjera buxhetore që të fillojnë me implementimin e PPP-së përgjatë shumë sektorëve.Partneritetet Kosova veprojnë si lidhje efektive në mes të prioriteteve politike dhe strukturave institucionale.

Misioni i kësaj njësisë është për të promovuar dhe ndihmuar në implementimin e Partneriteteve-Publike-Private përgjatë shumë sektorëve në mënyrë që të arrihen forma efikase dhe efektive të ofrimit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Për më tepër informata lidhur me aktivitetet e njësisë, zhvillimeve të PPP në Kosovë dhe për projekte specifike, ju ftojmë të vizitoni uebfaqën