
| Hyrje |
|
NJQHAB është themeluar në kuadër të MEF ne vitin 2008 sipas Rregullores për Ligjin e Auditimit te Brendshem nr.2007/19 të datës 06.06.2007.
Misioni Misioni i NJQHAB është Organizimi i punës për funksionimin normal të procesit të auditimit të brendshëm në sektorin publik, përcaktimi i politikave të auditimit në përshtatje me standardet ndërkombëtare, rritja e cilësisë së auditimit në të gjitha strukturat e auditimit të brendshëm në sektorin publik, organizimi dhe realizimi i mbikëqyrjes së strukturave të auditimit, krijimi i bazës së të dhënave për vlerësimin e aktiviteteve të auditimit të brendshëm në sektorin publik, rishikimi i bazës ligjore dhe hartimi i metodikave të veçanta në përshtatje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të përparuara të vendeve të BE-së Udhëheqja dhe përgjegjësitë kryesore të Njësisë Qëndrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm janë të përcaktuara me Ligjin mbi Auditim e Brendshëm. NJQHAB është autoriteti qendror ne kuadër te Qeverisë së Kosovës që : - vendos standarde për kryerjen e auditimeve të brendshëm dhe siguron zbatimin e standardeve dhe praktikave kombëtare dhe ndërkombëtare - vendos procesin për licencimin e auditorëve për të ushtruar punën - ofron mjetet për marrjen e licencës së auditimit të brendshëm duke aranzhuar trajnim profesional dhe testim të pavarur për auditorët e brendshëm potencial - ofron mundësi për arsimimin e vazhdueshëm profesional si pjesë e programit për përtëritjen e licencave - është burimi qendror për rekrutimin e auditorëve dhe kontraktimin e shërbimeve të auditimit - ofron përkrahje dhe ndihmë për njësitë e auditimit të brendshëm dhe auditorët e brendshëm për t’iu ndihmuar atyre që të kryejnë punën e tyre në pajtueshmëri me standardet relevante dhe praktikat më të mira - inkurajon përdorimin e teknikave dhe teknologjive moderne të auditimit - të jetë partner me organet vendore dhe ndërkombëtare të auditimit të brendshëm për të përkrahur zhvillimin e vazhdueshëm të auditimit të brendshëm dhe - sigurojë që burimet e auditimit në qeveri i janë alokuar organizatave buxhetore sipas rrezikut Raportimi Njësia Qëndrore Harmonizuese për Auditimit të Brendshëm raporton te Ministri për Ekonomi dhe Financa Struktura organizative e NJQHAB: Divizioni i standardeve dhe metodologjia Divizioni për shqyrtimin dhe analizën e planeve strategjike te Auditimit të brendshëm dhe per raport. Këtu mund të shkarkoni strukturen organizative të NJQHAB-së
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |