Video


Fotolajm

Ministri, Ahmet Shala priti në takim lamtumirës ambasadoren amerikane Tina Kaidanow

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala(e premte , 03 korrik 2009) Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala ,  priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren amerikane  në Prishtinë, znj. Tina Kaidanow. Gjatë takimit lamtumirës, ministri Shala  falënderoi ambasadoren Kaidanow për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë ajo  gjatë mandatit të saj në Kosovë. Me këtë rast ai gjithashtu edhe njëherë falënderoj popullin dhe shtetin Amerikan për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, në veçanti për njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe  për anëtarësimin e saj  në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Ambasadorja amerikane, znj. Tina Kaidanow, falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e deritanishëm që i ka ofruar institucioni që ai drejton, gjatë gjithë  kohës  sa ka shërbyer në Kosovë. Gjithashtu, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën edhe në të ardhmen.

ina Kaidanow