|

(e mërkurë , 17 qershor 2009) Me organizimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, sot u mbajt Punëtoria Sektoriale për Ekonomi në kuadër të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asocimit me përfaqësuesit e Komisionit Evropian. Në takimi morën pjesë Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, Zëvendësministri i MEF-it, z. Bedri Hamza, znj. Carole Garnier, shefe e njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Ekonomi dhe Financa në KE,përfaqësues të sektorëve të ekonomisë dhe financave në Kosovë dhe përfaqësuesit e tjerë të Komisionit Evropian.
Gjatë kësaj punëtorie u diskutua për çështjet ekonomike dhe financiare , kornizën fiskale dhe zhvillimet buxhetore, doganat dhe tatimet, reformat strukturale, kontrolli financiar dhe statistikat.
Shkarko fjalimin e Ministrit, z. Ahmet Shala në takimin Sektorial të Mekanizmit përcjellës të Stabilizim Asocimit, Punëtoria për Ekonomi 
|