| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 12 nëntor 2009)
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala , morri pjesë sot në punëtorinë që u organizua nga Asociacioni i Insitucioneve Mikrofinanciare të Kosovës,lidhur me transformimin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës. Në këtë punëtori Ministri Ahmet Shala, prezantoi pikëpamjet e Qeverisë së Kosovës ndaj Zhvillimit të Sektorit Mikrofinanciar”, i cili tha se “Fillimisht, do të dëshiroja të falënderoja Asociacionin e Institucioneve Mikro-Financiare në Kosovë qe e ka parë të arsyeshme dhe te domosdoshme organizimin e kësaj punëtori e cila synon që tu jap përgjigje një numër çështjesh dhe problemesh që kanë të bëjnë me rregullimin e institucioneve mikro-financare në Kosovë, çështje këto që janë brenga dhe shqetësime të mëdha edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ai gjithashtu përgëzojë të gjitha institucionet mikrofinanciare për punën e shkëlqyer që kanë bërë në 10 vitet e kaluara dhe vazhdojnë të bëjë, duke shërbyer shumë në krijimin dhe funksionalitetin e sistemit financiar në Kosovë dhe ofrimit të më shumë mundësive në të pasurit “qasje në kredi dhe kapital”.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |