|
(Prishtinë – 12 nëntor 2009)

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala , morri pjesë sot në punëtorinë që u organizua nga Asociacioni i Insitucioneve Mikrofinanciare të Kosovës,lidhur me transformimin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës.
Në këtë punëtori Ministri Ahmet Shala, prezantoi pikëpamjet e Qeverisë së Kosovës ndaj Zhvillimit të Sektorit Mikrofinanciar”, i cili tha se “Fillimisht, do të dëshiroja të falënderoja Asociacionin e Institucioneve Mikro-Financiare në Kosovë qe e ka parë të arsyeshme dhe te domosdoshme organizimin e kësaj punëtori e cila synon që tu jap përgjigje një numër çështjesh dhe problemesh që kanë të bëjnë me rregullimin e institucioneve mikro-financare në Kosovë, çështje këto që janë brenga dhe shqetësime të mëdha edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
|
|
Me shume
|
|
Emërohet drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës
(e martë , 07 korrik 2009) Më datë 06/07/2009 Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar propozimin e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave për emërimin e z. Behxhet Haliti, në postin e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës. Emërimi i z. Haliti ne postin e drejtorit është bërë konform konkursit te shpallur nga MEF-i, si dhe pas një procesi konsultimesh ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO-së), duke u bazuar ne Ligjin nr. 2004/48 për “Administratën Tatimore dhe Procedurat”.z. Behxhet Haliti do të filloj punën si drejtor i Administratës Tatimore te Kosovës gjatë kësaj jave. |
|
Ministri, Ahmet Shala priti në takim lamtumirës ambasadoren amerikane Tina Kaidanow
(e premte , 03 korrik 2009) Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala , priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren amerikane në Prishtinë, znj. Tina Kaidanow. Gjatë takimit lamtumirës, ministri Shala falënderoi ambasadoren Kaidanow për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë ajo gjatë mandatit të saj në Kosovë. Me këtë rast ai gjithashtu edhe njëherë falënderoj popullin dhe shtetin Amerikan për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, në veçanti për njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe për anëtarësimin e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
|
|
Me shume
|
|

(e mërkurë , 17 qershor 2009) Me organizimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, sot u mbajt Punëtoria Sektoriale për Ekonomi në kuadër të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asocimit me përfaqësuesit e Komisionit Evropian. Në takimi morën pjesë Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, Zëvendësministri i MEF-it, z. Bedri Hamza, znj. Carole Garnier, shefe e njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Ekonomi dhe Financa në KE,përfaqësues të sektorëve të ekonomisë dhe financave në Kosovë dhe përfaqësuesit e tjerë të Komisionit Evropian.
|
|
Me shume
|
|
<< Fillim < Paraprake 1 2 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 1 nga 2 |