| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 08 shtator 2010) Republika e Kosovës pranon pjesën e parë të ndihmës direkte buxhetore prej 30 milion Eurosh nga Komisioni Evropian
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala së bashku me përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Björnsson, në konferencë për media kanë njoftuar se Republika e Kosovës tashmë ka pranuar pjesën e parë të ndihmës direkte buxhetore nga Komisioni Evropian, në vlerë prej 30 milion Eurosh. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ai më tej shtoi se “Është edhe më inkurajues fakti se kjo mbështetje vjen pas disbursimit të transhit të parë të përkrahjes nga FMN-ja, duke ngritur mbështetjen e pranuar në periudhën Qershor-Shtator 2010 në 52 milion Euro. Kjo shumë pritet të dyfishohet nga fundi i këtij viti, pas takimeve të ardhshme me FMN-në dhe Komisionin Evropian në Tetor”. Ndërsa, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Björnsson, tha se “ Ju informoj që me datën 2 shtator 2010 komisioni evropian ka bwrw transferimin e shumës prej 30 milion euro për Kosovën. Kjo shumë është pjesa e parë e grantit prej 50 milionëve e premtuar nga Unioni Evropian si mbështetje makro financiare e cila është aprovuar nga Unioni Evropian. Kjo është një mbështetje direkte buxhetore dhe këto mjete si të tilla janë transferuar në llogarinë e qeverisë tek |Banka Qendrore e Kosovës”. Ai gjithashtu shtoi se “Kjo asistence vjen pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuar për këtë disbursim. Marrëveshja e fundit me FMN, e cila është arritur pas një kohe të gjatë të negociatave të zhvilluara. Ky program i nënshkruar me FMN-në do të kontribuoj në ruajtjen e qëndrueshmërisë së Financave publike në Kosovë. Është me rëndësi për Kosovën që të ndërmarr të gjitha masat për të siguruar implementim të plotë të kësaj marrëveshje”. Marrja e mbështetjes në formë të ndihmës direkte buxhetore dëshmon se Institucionet ndërkombëtare i vlerësojnë kapacitetet planifikuese të Qeverisë së Kosovës, dhe besojnë se Korniza jonë fiskale mund të gjenerojë zhvillimin e nevojshëm ekonomik. Një nga kushtet themelore të Komisionit Evropian për dhënien e mbështetjes financiare në formë të përkrahjes direkte buxhetore ka qenë përpilimi i dokumenteve planifikuese tre-vjeçare, dhe i një pakoje të besueshme fiskale. Në bazë të prioriteteve të paracaktuara të Qeverisë së Kosovës, ne kemi arritur të prezantojmë një plan të qëndrueshëm fiskal, pjesë e të cilit janë projektet kapitale dhe iniciativat e shumta ligjore. Në fund të kësaj konference , Ministri Shala tha se “Përmes KASH-it ne kemi sqaruar se me mbështetjen e miqve ndërkombëtar, ne mund ta ngritim shkallën e zhvillimit ekonomik duke mos cenuar qëndrueshmërinë fiskale. FMN-ja dhe Komisioni Evropian kanë shqyrtuar veprimet tona, dhe pasi kanë vlerësuar pjekurinë tonë planifikuese, kanë shprehur gatishmërinë e mbështetjes së kornizës sonë fiskale me fonde të cilat i kemi kërkuar”.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |