| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 07 shtator 2010) U nënshkrua marrëveshja financiare dhe kreditore për projektin e furnizimit me ujë dhe rregullimin e ujërave të zeza në Prishtinë Republika e Kosovës, KfW-ja dhe Kompania Regjionale e Ujit Prishtina nënshkruajnë marrëveshjen financiare dhe kreditore në vlerë prej 16,862,500 milion Euro për projektin e furnizimit me ujë dhe rregullimin e ujërave të zeza në Prishtinë,faza II.
Republika e Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Fondi përbëhet nga 10,862,500 milion euro grant i ofruar nga Komision Evropian dhe 6 milion euro me IDA- kredi ofruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së. Në bazë të këtij projekti do të bëhet rehabilitimi gypave, i rrjetës në disa pjesë të Prishtinës, i pompave, si dhe rehabilitimi i fabrikës së ujit ne Badovc,etj. Ky projekt është vazhdimësi e projektit të grantit prej 8 milionësh i financuar nga qeveria Gjermane përmes KfW Entwicklungsbank. Punimet pritet të fillojnë se shpejti dhe investimet do të bëhen në bazë të planit afatgjatë zhvillimor të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina. Investimet në këtë projekt do ta mbështesin Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina të ngrisë efikasitetin e saj dhe zvogëlojë humbjet në mënyrë që të ofrojë shërbime më të mira për konsumatorët e saj në komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Drenasit dhe Podujevës. Kompania Regjionale e Ujësjellësit është furnizuesi më i madh me ujë ne vend dhe afërsisht 40% e popullsisë së Kosovës do të përfitojnë nga investimi i parashikuar. Zotimet e qeverisë Gjermane përmes bashkëpunim financiar gjatë 10 viteve të fundit për Kosovën e arrijnë shumën në më shumë se 200 milion Euro dhe fokusi i mbështetjes është sektori i energjisë, financiar dhe i ujit. Sektori i ujit, për të cilin qeveria federale Gjermane prej vitit 1999 ka zotuar më shume se 47 milion euro është pikë kyçe në fushën Bashkëpunimit Financiar me Kosovën.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |