Video


Sqarim për opinion

(Prishtinë – 03 shtator   2010)

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Ministria e Ekonomisë dhe Financave sqaron  artikullin e gazetës  “Koha Ditore të datës 03 shtator 2010 të shkruar me titull: “ Dividenta e PTK-së as në buxhet e as në autostradë”, ku thuhet se “Këto mjete të Postë- Telekomit të Kosovës ende nuk janë futur nga Qeveria nëpër linja buxhetore për t’u investuar në ndonjë projekt kapital”.

Me qëllim të evitimit të keqinterpretimeve  të mundshme në opinionin publik dhe për hir të informimit të  drejtë , Ministria e Ekonomisë dhe Financave njofton opinionin publik se “Dividenta e PTK-së si çdo kategori tjetër e të hyrave buxhetore arkëtohet në Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, në xhirollogarinë e vetme të Thesarit e cila mbahet në Bankën Qendrore të Kosovës. Këto të hyra se bashku me të gjitha kategoritë tjera të të hyrave të rregullta buxhetore, shpërndahen në prioritetet e përcaktuara nga Qeveria e Republikë së Kosovës gjatë procesit të rregullt buxhetor. Kjo nënkupton që nuk kemi një lidhje direkte në mes të një kategori të caktuar të të hyrave dhe  shpenzimit të saj për një projekt të caktuar buxhetor. Andaj, këto mjete, sikurse të gjitha të hyrat të tjera gjatë përpilimit të buxhetit vjetor i nënshtrohet procesit të rregullt të ndarjes së tyre.

Gjithashtu, duhet sqaruar se me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar të bankave komerciale  , tërheqja këtyre mjeteve  nga bankat komerciale ku kanë qenë të deponuara më parë është bërë në mënyrë graduale në harmoni me marrëveshjen e arritur me bankar komerciale.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave gjithmonë është e gatshme  të ju ofrojë informata me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik. Andaj, ju lutemi që të mos hezitoni që për këtë dhe çështje të tjera të na kontaktoni për sqarime dhe informata shtesë.

Ju faleminderit për  mirëkuptim dhe bashkëpunim!