| Sqarim për opinion |
|
(Prishtinë – 03 shtator 2010) Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Ministria e Ekonomisë dhe Financave sqaron artikullin e gazetës së përditshme “Bota Sot” , me titull “ Zhvatja e miliona eurove!”. Përkundër faktit që janë dhënë të gjitha sqarimet edhe më herët për Ju dhe opinionin publik në lidhje me procesin e arkave fiskale, besojmë se do të ishte e nevojshme që edhe një herë të ju informojmë në lidhje me këtë proces dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave . Ministria e Ekonomisë dhe Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi i cili përcakton zbatimin e regjistruesve të Arkave Fiskale në Kosovë, është përgjegjëse për përcaktimin e rregullave për zgjedhjen, vendosjen dhe përdorimin e pajisjeve elektronike. Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2009, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, ka krijuar komisionin , i cili ka për detyre në zhvillimin dhe zbatimin e procedurave të testimit dhe miratimit të FED-ve dhe pajisjeve të tjera, duke përfshirë të gjitha modelet dhe llojet e FED-ve që do të autorizohen për shfrytëzim në Republikën e Kosovës, bazuar në shqyrtimin e specifikacioneve të prodhuesit për të përcaktuar nëse i plotësojnë kërkesat teknike dhe funksionale të përcaktuara për FED dhe kushtet tjera teknike të cilat duhet të përmbushën për licenisimin e operatorëve të cilën do të pajisin bizneset me arkat fiskale. Në bazë të plotësimit të kushteve dhe kritereve të parapara me ligj , Komisioni fillimisht ka licensuar kompaninë “Gekos” dhe “Dukagjin” , me qenë se vetëm këta dy operatorë i kanë plotësuar të gjitha kushtet teknike dhe administrative nga 10 sa kanë aplikuar në fillim. Mirëpo, më qëllim të krijimit të një tregu të lirë dhe evitimit të monopolit, Ministria e Ekonomisë dhe Financave në fillim të qershorit ka bërë publike shpalljen e interesit për operatoret e rinj dhe afati i dorëzimit të dokumentacionit ka qenë deri më 14 korrik. Tani për tani komisioni është në fazën e vlerësimit të ofertave të dorëzuara nga operatorët, ku sipas udhëzimit administrativ Komisioni brenda 60 ditësh nga data e pranimit të kërkesave është i obliguar të jap licencën për ata operatorë që plotësojnë kushtet teknike dhe administrative. Kështu që, neve presim që zgjedhja e operatorëve të rinj të bëhet gjatë këtij muaji. Ju njoftojmë se Ministria e Ekonomisë dhe Financave në vazhdimësi është ka e përcjellë procesin e implementim të arkave fiskale , ku deri më tani është duke shkuar në hapa të sigurt për shkak se kompleksivitetit të këtij procesi. Ministria e Ekonomisë dhe Financave i mirëpret të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet të cilat i shërbejnë këtij procesi, mirëpo duke mos lejuar të ketë ngecje në këtë proces dhe të krijohen huti në opinionin publik. Gjithashtu, ju ftojmë juve dhe të gjithë të interesuarit Ministria e Ekonomisë dhe Financave gjithmonë është e gatshme që të ju ofrojë informata, kështu që ju lutem që të mos hezitoni që edhe për këtë çështje dhe çështje të tjera të na kontaktoni për sqarime dhe informata shtesë. Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |