| Demant |
|
(Prishtinë – 30 gusht 2010) Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Ministria e Ekonomisë dhe Financave demanton artikullin e gazetës “Zëri” të datës 30 gusht të shkruar nga gazetari Lavdim Hamidi me titull: “Shala punëson 30 veta në PTK”. Ministria e Ekonomisë dhe Financave ne lidhje me këtë çështje ofron sqarimin ne vijim: me datën 06.07.2010 MEF ka pranuar një shkresë nga Kryesuesi i Bordit te Drejtorëve te PTK-së për plotësimin e 30 pozitave te zbrazëta ne PTK. Arsyeja e plotësimit te këtyre pozitave është bazuar ne nevojën e ristrukturimit te Korporatës dhe te lirimit te pozitave për shkak te pensionimit te punëtorëve. Ne përgjigje te shkresës me datën 8.07.2010 MEF ka njoftuar menaxhmentin e PTK-së se për plotësimin e pozitave te zbrazëta sipas kërkesës nuk nevojitet ndonjë aprovim nga Qeveria, meqë vendet e lira janë ne kuadër te numrit te përgjithshëm te punëtorëve te aprovuara sipas planit te biznesit te PTK-së. Këtë demant po e japim për faktin se në lidhje me çështjen ne fjalë MEF nuk ka pranuar ndonjë pyetje ose kërkesë për informata para se te publikohet artikulli ne fjalë dhe se artikulli përmban pasaktësi dhe interpretime subjektive.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |