Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 27 gusht 2010)

Republika e Kosovës është pronari ligjor dhe i vetëm i Postës dhe Telekomit të Kosovës Sh.A.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Financave konfirmon edhe një herë se në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së  Kosovës, Republika e Kosovës është pronari ligjor dhe i vetëm i Postës dhe Telekomit të Kosovës Sh.A. dhe të gjitha ndërmarrjeve publike. Të gjithë investitorët janë në dijeni se edhe para pavarësisë së Kosovës të gjitha masat janë ndërmarrë për të ruajtur të drejtat e investitorëve potencial. Investitorët mund të mbështeten plotësisht në Republikën e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të pronës së tyre. Pretendimet e telekomit të Serbisë nuk duhen marrë seriozisht dhe janë vetëm përpjekje të dëshpëruara në vazhdën e përpjekjeve të shtetit serb kundër Republikës së Kosovës.