Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 17 gusht   2010)

Ministri i  Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala  në vizitë zyrtare në Bruksel

Ministri Ahmet Shala u takua me komisionerin Oli Rehn në Bruksel

mef-17-08-2010-1

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel sot u takua me Komisionerin e Unionit Evropian për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn, ku diskutuan në lidhje me situatën e përgjithshme politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, disbursimin e mjeteve të  premtuara nga Komisioni Evropian, si dhe rreth  procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane  për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) .

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala duke falënderuar Komisionerin Oli Rehn për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, tha se ”Vendimi i GJND-së rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka hapur perspektiva të reja për Kosovën.

Aprovimi i Programit me FMN-në është një konfirmim tjetër i rëndësishëm i pjekurisë institucionale dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.” Në këtë kontekst, Ministri Shala kërkoj nga Kominsioneri Rehn përkrahjen  e tij për aprovimin e mbështetjes buxhetore të zotuar nga KE-ja.

Temë tjerë e rëndësishme që u diskutua ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Për të gjitha këto çështjet që u diskutuan Ministri Shala mori mbështetjen e plotë të z.Rehn dhe të KE.

Ndërsa,  Komisioneri i BE-së për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn tha se Kosova është në rrugë të drejt të zhvillimit ekonomik dhe se trendi pozitiv i këtij zhvillimi është duke u vërejtur.

“Dëshiroj të theksoj se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës dhe natyrisht anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ishte shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe ne e përkrahim këtë”, tha Komisioneri Rehn

Nga ky takim u konkludua se shumë shpejt mbështetja buxhetore nga Komisioni Evropian do të realizohet dhe gjithashtu mbështetja e Komisionit Evropian në rrugën e anëtarësimit do të mundësoj që ky proces të realizohet në një të ardhme të afërt.

Pas takimit me Komisionerin  për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala,  u takua edhe me Komisioneren për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ndihma Humanitare dhe Përgjigje ndaj Krizave, Kristalina Georgieva, me të cilën u diskutuan zhvillimet në Kosovë dhe perspektivat e së ardhmes në kontekst të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Gjatë kësaj vizite Ministri Shala takoi edhe z. Lourence Meredith, Drejtor i Njësisë për Kosovën në DG për zgjerim dhe zyrtarë tjerë nga DG ECFIN dhe DG për Zgjerim.

mef-17-08-2010-2