Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 21 korrik 2010)

Ministri Shala takohet me z. Daniel Rosenblum,  koordinator i projekteve për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit

mef-21-07-2010

Ministri Ahmet Shala me z. Daniel Rosenblum koordinator i projekteve për Evropë dhe Euro-Azi

Në vazhdën e takimeve në SHBA, ministri Shala është pritur në Departamentin e Shtetit nga z. Daniel Rosenblum, koordinator i projekteve për Evropë dhe Euro-Azi si dhe nga znj. Jennifer Brush, zv. asistente/sekretare Sekretare për Evropën Qendrore dhe Lindore. Gjatë  këtyre takimeve u diskutua për  zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe të financave.

Ministri Shala i informoj zyrtarët e lartë amerikan rreth progresit në Kosovë, sidomos për sferën e bashkëpunimit me Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Në institucionet financiare . Ne këtë kontekst përmendi përmbushjen e parakushteve për  një afat rekord nga institucionet e Kosovës për të hyrë në program me FMN-në si dhe domosdoshmërinë për të punuar ngushtë edhe me Komisionin Evropian dhe Bankën Botërore për të realizuar transferimin e mjeteve të zotuara si ndihmë për buxhetin e Kosovës. Ministri Shala i njoftoj zyrtarët e lartë amerikanë për  mundësitë e mëdha që ofron  Kosova për investime, sidomos në sektorët strategjik të ekonomisë në të cilët edhe kompanitë Amerikane mund të kenë interes për të investuar.

Edhe në këto takime u konfirmua vazhdimi i mbështetjes së SHBA-ve për Kosovën në projekte të ndryshme zhvillimore si dhe në sektorët në të cilët Departamenti i Shtetit do ta përkrahë Kosovën si në sektorin e sektori  energjisë, minierave, bujqësisë dhe nëne zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik.

Gjatë ditës së sotme ministri Shala pritet të takohet edhe me  Drejtorin Ekzekutiv të SHBA-ve në Bordin e FMN-së, z. Meg Lundsager, ndërsa  nesër do të takohet me Drejtorin Ekzekutiv të SHBA-ve në Bordin e Bankës Botërore z. Ian Solomon.