Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 07 korrik  2010)

Ka përfunduar vlerësimi i pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i shpronësimit për projektin e autostradës për 27 kilometrat e para (segmenti Vermicë-Prizren)

Ministria e Ekonomisë dhe Financave njofton se ka përfunduar vlerësimi i pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i shpronësimit për 27 kilometrat e para, përkatësisht segmenti 1 dhe 2 Vermicë – Prizren për zonat Kadastrale:

  1. Vermicë
  2. Zhur
  3. Poslishte
  4. Vlashnje
  5. Prizren
  6. Atmaxhe
  7. Arbanë (Dushanovë)
  8. Petrovë
  9. Trepeticë
  10. Velezhë
  11. Shpenadi
  12. Caparcë
  13. Novokë

Materialet i janë dërguar qytetarëve të zarfuara përmes postës në adresat e tyre.

MEF gjithashtu njofton se të gjitha palët pronat e të cilëve janë objekt i shpronësimit mund të tërheqin materialet e vlerësimit së bashku me vendimet përfundimtare në Kuvendin Komunal të Prizrenit.