Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 08 qershor  2010)

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë  memorandum të bashkëpunimit në fushën e Kontabilitetit

mef-08-06-2010-1

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave , sot u bë nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në fushën e Kontabilitetit ndërmjet Bordit Kosovar për Standardet e Raportimit Financiar dhe Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të Shqipërisë.

Pas, nënshkrimit të këtij Memorandumi ,Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, u shpreh se “Qeveria e Republikës së Kosovës në vazhdimësi është duke punuar në krijimin e bashkëpunimit sa më të mirë me Republikën e Shqipërisë, sidomos në fushën e zbatimit të standardeve evropiane,  ku duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri tjetrin do të arrijmë që sa më shpejtë që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian”

“Sot nënshkruam Memorandumin e bashkëpunimit në fushën e Kontabilitetit, i cili ka për qëllim që dy Institucionet tona të kenë përfitime të përbashkëta dhe me dëshirën më të mirë të bashkëpunojmë në fushën e shërbimeve të kontabilitetit, hartimit dhe  të zbatimit të Standardeve Kontabël vendore dhe ndërkombëtare, me qenë se Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit të Shqipërisë është anëtarësuar pranë Bordit Ndërkombëtar të Standardeve të Kontabilitetit IASB (BSNK) në Londër, kështu që  do të  mundësohen shumë fusha bashkëpunimi, midis KKKSH dhe BKSRF”, tha Ministri Shala

Ministria e Ekonomisë dhe Financave, sipas ministrit Shala,  do të jetë gjithmonë në mbështetje të iniciativave dhe projekteve të tilla, të cilat kanë si objektiv përmirësimin e standardeve të raportimeve financiare të kontabilitetet dhe krijimin e një ambienti me të shëndosh dhe më profesional në lëmin, të cilët këto dy institucione e mbulojnë.

Jorxhi Bollano, kryetar i këshillit kombëtar të kontabilitetit të Shqipërisë, pohoi të jetë i kënaqur me nënshkrimin e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit me bordin analog të raportimit financiar në Kosovë. Memorandum, ky i cili sipas tij do ta ngritë në nivelin më të lartë vet profesionin e kontabilistëve, të auditëve dhe gjithë raportimit financiar.

Ndërsa, Fatmir Gashi, kryetar i Bordit kosovar për raportim financiar, u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit, për rregullimin e lëmisë së kontabilitetit, lëmi kjo pa të cilën nuk do të mund të zhvillohet ashtu si duhet biznesi. Sipas tij, meqenëse Kosova në orientimet e veta, tenton të ketë tregun unik me atë të Shqipërisë, atëherë kjo është çështje imediate, pasi që rregullon raportimin financiar mes dy shteteve.

“Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen,  me ç’rast do të formohet edhe një komitet, i cili do t’i jap dinamiken e punës dhe do të fillohet harmonizimi i kontabilitetit dhe lehtësimi i investimeve në dy vendet. Jemi ithtarë që standardet e kontabilitetit të Kosovës dhe Shqipërisë, në ato pjesë ku është e mundur, të bëhen unike për të dy palët, në mënyrë që biznesi të i kupton sa më mirë këto raportime. Njëkohësisht të bëjmë përgatitje të mirë që ngadalë të dy shtetet, të kyçen në Unionin Evropian dhe të harmonizojmë këto direktiva me Unionin Evropian”, tha Gashi

mef-08-06-2010-2