Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 05 qershor 2010)

Ligji i Punës është një nga hapat më të rëndësishëm në strukturimin e tregut të fuqisë punëtore

mef-05-06-2010-1Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në një konferencë për media , sot prezentoi objektivat dhe elementet të cilat përmban Ligji i Punës , i cili u miratuara në parim dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës

“Qeveritë e secilit vend kanë për detyrë të organizojnë bashkëveprimin e agjentëve ekonomik duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk po ndjek vetëm rrugën e krijimit të infrastrukturës fizike, por edhe të asaj legjislative të domosdoshme për funksionimin e rregullt të ekonomisë së tregut. Ligji i Punës është një nga hapat më të rëndësishëm në strukturimin e tregut të fuqisë punëtore. Ky ligj i ofron si qytetarit ashtu edhe ndërmarrjes, apo institucionit, mundësinë për të kërkuar mbrojtjen e interesave dhe bashkërendimin e tyre për një rezultat më produktiv”, tha Ministri Shala.

 

Ai më tej shtoi se“Dispozitat e përgjithëshme të këtij ligji kanë për qëllim që të rregullojnë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, procedurat e realizmit të tyre, të cilat rregullohen me këtë Ligj, Kontratën Kolektive dhe Kontratën e Punës në përputhje me Konventat Ndërkombëtare të Punës dhe legjislacionin e BE-së”.

Gjithashtu ky ligj rregullonë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, procedurat e realizmit të tyre, të cilat rregullohen me këtë Ligj, Kontratën Kolektive dhe Kontratën e Punës në përputhje me Konventat Ndërkombëtare të Punës dhe legjislacionin e BE-së, ndalon të gjitha llojet e diskriminimit (gjatë punësimit, në trajnime, promovime, etj.), ndalon punën e detyruar ose të dhunshme, përcakton kushtet dhe kriteret themelore në përcaktimin e marrëdhënieve të punës(p.sh. asnjë punëdhënës nuk mund të lidhë kontratë pune me dikë nën moshën 15-vjeçare), rregullon çështjen e punësimit të shtetasve të huaj, përcaktonë përmbajtjen dhe procedurat e nënshkrimit të kontratës, rregullonë ligjërisht punën provuese, e cila kufizohet në një maksimum prej 6 muajsh dhe njëkohësisht ligji përcakton edhe modalitet e punësimit si praktikant.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se “Kostoja e përgjithshme e këtij ligji është vlerësuar të jetë rreth €1.8 milion, dhe është pjesë e paketës fiskale e diskutuar me FMN-në, ku edhe është përfshire në marrëveshjen e arritur me këtë institucion”.

Ai gjatë kësaj konference për media gjithashtu tha se gjatë ditëve të ardhshme pritet që të aprovohet edhe Ligji për pensione si dhe Ligji për veteranët e luftës, të cilat ligje buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë për çdo vit rreth 30 milionë euro.

“Ligji i punës do të kushtojë të paktën 1.8 milionë euro në vit, ligji i pensioneve 15 deri në 20 milionë euro, ndërsa ligji i veteranëve të luftës është buxhetuar 15 milionë euro. Pra, nëse i shikoni këto tri ligje kushtojnë mbi 30 milionë euro në vit dhe kjo është një kosto që kemi arrit ta fusim në projektimet tona buxhetore”, ka thënë Shala.

Ministri Ahmet Shala edhe një herë e shprehi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që brenda këtyre ditëve edhe ligji mbi pensionet dhe veteranët e luftës të përmbyllet dhe së shpejti pritet që të aprovohen edhe në Qeveri dhe në Kuvend.

Dispozitat tjera të përgjithshme të Ligjit të Punës janë :

  • Të definojë mënyrën e përcaktimit të vendit të punës varësisht nga specifikat e të punësuarit
  1. P.sh. Punëtoret shtatzëna nuk mund të sistemohen në lokacione tjera gjeografike pa pëlqimin e tyre. E njëjta vlen edhe për lehonat me fëmijë nën moshën tre vjeçare, apo për prindin e vetëm me fëmijë nën moshën pesë vjeçare.
  • Të përcaktojë orarin e punës.
  1. Në bazë të ligjit, orari i plotë do zgjasë 40 orë në javë, ndërsa ky orar shkurtohet në përpjesëtim me rrezikshmërinë për shëndetin dhe aftësinë e të punësuarit.
  2. Ligji po ashtu rregullon edhe punën jashtë orarit të plotë.
  • Të rregullojë çështjen e pushimit dhe mungesave në punë.
  1. I punësuari do ketë drejtë në pushim vjetor prej 20 ditë pune, ndërsa ky pushim është edhe më i gjatë për disa kategori të veçanta (nënat me fëmijë deri në 3 vjet, prindi i vetëm, personat me aftësi të kufizuar)
  2. Pushimi vjetor në festat zyrtare
  3. Orari shfrytëzimit të pushimit vjetor
  4. Po ashtu, masat rregullative për mungesat në punë.
  • Të sigurojë mbrojtjen e përgjithshme në punë ( sidomos në punët me rrezik)
  • Të mbrojë punonjësit e gjinisë femërore dhe atyre me aftësi të kufizuara
  1. Më detajisht, ky ligj ndalon punësimin e femrave shtatzënë në vende pune me rrezik për shëndetin e tyre dhe të fëmijës.
  • Ligji i kushton theks të veçantë mbrojtjes së maternitetit, ku femra shtatzënë nuk mund të punojë më shumë se orari i rregullt i punës.
  • Të përcaktojë pushimin e lehonisë, ku ligji e obligon punëdhënësin të kompensojë punonjësen për tre muaj, përderisa për tre muajt vijues kompensimi bëhet nga programi i veçantë i MPMS-së.
  1. Pas përfundimit të pushimit gjashtë mujor, të përcaktuar me ligj, lehonat kanë të drejtë të kërkojnë edhe tre muaj shtesë pushim pa pagesë.
  2. (Ky pushim shtesë mund të zgjatet dhe për një muaj me rekomandim të mjekut )

  • Ligji mbron të drejtën e punonjësit për arsyetimin e mungesave të jashtëzakonshme për përkujdesje të veçantë ndaj fëmijëve.
  • Ligji përcakton edhe çështjet e pagave dhe kompensimeve tjera:
  1. Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe për punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë. Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë si më poshtë:

1.  20 % në orë për kujdestari;

2.  30 % në orë për punë gjatë natës;

3.  30 % në orë për punë jashtë orarit;

4.  50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave; dhe

5.  50 % në orë për punë gjatë fundjavës.

  • Sipas këtij ligji qeveria e Kosovës obligohet të përcaktojë pagën minimale e cila duhet të marrë në konsideratë propozimet e Këshillit Ekonomik Social i cili tanimë është funksional.
  • Kompensimi i lëndimit në punë, ku për sëmundjet e marra gjatë punës punëdhënësi është i obliguar të ofroj kompensimin e shpenzimeve sipas këtij ligj.
  • Ky ligj përcakton edhe modalitetet e marrëdhënies së punës.
  1. P.sh, përcaktimi i afatit kur dy palët duhet ta informojnë njëra tjetrën për ndërprerjen e kontratës.
  • Ligji poashtu përcakton mbrojtjen e të punësuarit në gjykatë, vendosjen gjyqësore për të drejtat e të punësuarve, mbrojtjen  e të drejtave nga inspektorati i punës, dhe masat ndëshkuese për mosrespektim të ligjit.
  • Ligji poashtu përcakton masat disiplinore për mosrespektim të ligjit
  • Përfundimisht, ky ligj përcakton edhe të drejtat e organizimit në punë siç është e drejta e organizimit sindikal dhe e drejta e grevës.
  • mef-05-06-2010-2