| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 27 maj 2010) Përmbyllen negociatat për hyrjen e Republikës së Kosovës në Program të Fondit Monetar Ndërkombëtar Arrihet në parim marrëveshja për ndihmë buxhetore me FMN-në
Pas takimeve intensive me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur që më sukses të jashtëzakonshëm të përmbyllë negociatat për hyrje në Program të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke falënderuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar për kontributin e tyre për një bashkëpunim të ndërsjellët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të arritur marrëveshjen në princip për integrimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha se “Kam kënaqësinë e veçantë që së bashku me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të shpall përfundimin e suksesshëm të negociatave dhe arritjen e marrëveshjes në parim për ndihmë buxhetore me FMN-në. Programi me FMN-në i mundëson Kosovës përfitimin e ndihmës nga FMN-ja dhe donatorë të tjerë”, tha kryeministri Thaçi. Ai më tej shtoi se “Dëshiroj t’i falënderoj gjithë ministrat dhe të gjithë ata që kanë punuar me përkushtim për përmbylljen me sukses të negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar, veçanërisht Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ministri i Ekonomisë dhe Financave , Ai me tej shtoi se “Unë jam më se i bindur që vendosja e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të besueshëm me FMN-në në kuadër të këtij programi është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në perspektivën afatshkurtër e në veçanti në atë afatgjate”. Ndërsa kryesuesi i delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jurgen Odenius, tha se “ Përpjekjet e Kosovës për të përmirësuar infrastrukturën publike dhe po ashtu për ndihmuar në lëvizjen e mirëqenies sociale e kanë sfiduar financat publike, sidomos projekti për autostradën. Tash autoritetet e Kosovës po ndërmarrin veprime për ta përmirësuar buxhetimin publik, për të pasur qëndrueshmëri fiskale. Këto janë marrë përmes masave për të ndihmuar ekonominë si privatizimin e PTK-së dhe ndihmën në fuqizimin e sektorit të energjisë. Dakordimet me misionin synojnë uljen e huas për vitin e ardhshëm”.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |