| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 24 maj 2010) Auditorët e Brendshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës filluan trajnimin për Auditim të Brendshëm Do të certifikohen ndërkombëtarishtë për Auditimin e Brendshëm
Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka filluar sot trajnimin për auditorët e brendshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilët do të certifikohen ndërkombëtarishtë për Auditimin e Brendshëm. Ky trajnim prezantohet nga konsorciumi ndërkombëtar i përbërë prej Korporatës Tribal Helm nga Irlanda, Qendrës së Ekselencës në Financa (CEF) nga Sllovenia dhe Institutit të Autorizuar për Financa Publike dhe Kontabilitet (CIPFA) nga Mbretëria e Bashkuar me financim të Komisionit Evropian përmes projektit të menaxhuar nga Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, për të ofruar përkrahje në përmirësimin e menaxhimit, kontrollit dhe llogaridhënies publike në Kosovë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për auditorët e qeverisë që të marrin kualifikim prestigjioz të përqendruar në mënyrë specifike në aftësitë e nevojshme për sektorin publik. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, duke i përgëzuar në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë pjesëmarrësit për këtë projekt e sidomos Komisionin Evropian , tha se “ Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në arritjen e përformancës maksimale në aspektin e menaxhimit të financave publike. Këtë projekt, respektivisht trajnimin auditorëve të brendshëm unë e shoh si një element kyç në funksion të avancimit të kësaj performance”. Ai më tej shtoi se “Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka qenë një përkrahëse e fuqishme për zhvillimin e një kuadri modern dhe profesional të auditivit të brendshëm për qeverinë e Kosovës dhe ne jemi shumë të kënaqur me përkrahjen e vazhdueshme që kemi marrë nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe paraardhësi i saj Agjencioni Evropian për Rindërtim”. Drejtori i Njësisë qendrore për harmonizimin e auditimit të brendshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Kosum Aliu “ tha se Programi një vjeçar i trajnimit dhe certifikimit për auditorët e brendshëm në Qeverinë e Kosovës është njëri prej 6 komponentëve të projektit për përmirësimin e menaxhimit, kontrollit dhe llogaridhënies publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ky projekt ofron mundësinë që grupit prej 50 auditorëve të brendshëm, të studiojnë praktikat më të mira me Qendrën e Ekselencës në Financa nga Sllovenia , dhe të certifikohen ndërkombëtarisht për auditim të brendshëm nga Instituti për Kontabilitet dhe Financa Publike në Britaninë e Madhe”. Ndërsa, përfaqësuesja e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, znj Angelika Votsylou, tha se “Pas këtij trajnimi, Qeveria e Kosovës do të ketë mundësinë që të ketë në dispozicion shërbimet e auditorëve të brendshëm të certifikuar ndërkombëtarisht, do të thotë sistemet e KFPP-së dhe transparenca në shpenzimet publike janë disa prej elementeve që bëjnë themelet e kornizës së Qeverisë, dhe në këtë mënyrë ky trajnim është i rëndësishëm. Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, ka kënaqësinë që përkrahet nga Qeveria e Kosovës, dhe shpresojmë që ky trajnim do të vë baza në institucionet e Kosovës edhe pas përfundimit të këtij projekti, dhe të zhvillohet për vite të tëra edhe për gjenerata të ardhshme për auditorët e brendshëm”.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |