| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 20 maj 2010) Ministri i Ekonomisë dhe Financave z.
Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave po qëndron për një mision negociues ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili u prit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Përveç takimeve intensive në MEF, agjendën e ekipit të FMN-së e përbëjnë takimet e ndryshme me Ministri relevante, aksionare të projekteve madhore me interes nacional, si dhe institucione tjera të Republikës së Kosovës. Sot u mbajtën takimet e para, ku Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Me ekipin e FMN-së u shqyrtuan masat që do të ndërmerren nga ana e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e suksesit të projekteve të mëdha e me interes nacional të Kosovës, si dhe mënyrat e adresimit të nevojave të shumta të qytetarëve të vendit, natyrisht në korniza të asaj që konsiderohet qëndrueshmëri financiare e rritje ekonomike dhe gjithmonë duke ju përmbajtur rregullave fiskale dhe buxhetit të balancuar. Ministri Shala dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë shprehur përkushtimin afatgjatë për të harmonizuar qëndrimet dhe politikat e tyre me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me qëllim të përmbylljes së suksesshme të negociatave dhe arritjes së marrëveshjes në parim për një program me FMN-në, që nënkupton përkrahje buxhetore nga FMN-ja. Fleksibiliteti i nevojshëm për këtë program do t‘i mundësojë Kosovës që në mënyrë të qetë t‘i zgjidhë disa nga problemet e akumuluara sociale dhe në të njëjtën kohë të sigurojë nivel të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |