Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 19 maj 2010)

Ministri, Ahmet Shala u takua me Bordin e  Asociacionit të Komunave të Kosovës

mef-19-05-2010

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala u takua me Bordin e  Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK),  i përbërë nga Bajrush Xhemaili, Kryetar i AKK-së, z. Pal Lekaj, z. Bajrush Imeri, z. Naim Ismajli, anëtar të Bordit të AKK-së, si dhe z. Sazan Ibrahimi, kryeshef ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua në lidhje mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe komunave të Republikës së Kosovës, respektivisht Bordit të Asocacionit të Komunave të Kosovës. Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për menaxhimin e pronave komunale, menaxhimin e  ndërmarrjeve publike, çështja e shpronësimit të tokave, procesi i privatizimit, si dhe zhvillimi ekonomik lokal.