| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 11 maj 2010) Shpërndarja e faturave të tatimit në pronë për vitin 2010 Ministria e Ekonomisë dhe Financave njofton se ka përfunduar kalkulimi, shtypja e faturave të tatimit në pronë për vitin 2010 dhe shpërndarja e tyre. Edhe në këtë vit printimi dhe shpërndarja e faturave është bërë nga PTK, për arsye të kursimit të buxheteve komunale. Për të gjitha komunat të cilat kanë implementuar tatimin në pronë dhe mbledhin të hyra nga ky lloj i tatimit do të lëshohen mbi 423,000 fatura tatimore, vlera e përgjithshme e të cilave është 15,329,923 €. Departamenti i Tatimit ne Pronë këtë vit tatimorë ka arritur të bëjë ndarjen e faturave nga komunat e tyre amë për tri komunat e reja: Graçanicë, Ranillug dhe Kllokot, si dhe ti kalkulojë dhe ti shpërndajë ato. Deri më tani kemi arritur ta bëjmë shpërndarjen e faturave tatimore në të gjitha komunat e mëdha ose një llogaritje e përgjithshme rreth 80% në 33 komunat të Kosovës. Numri i faturave këtë vit është më i madh në secilën komunë dhe programi ka prodhuar fatura edhe për pronat që kanë borxh nga vitet e kaluara, por që nuk kanë tatim për vitin aktual. Shkaku i angazhimeve në përsosjen e programit të tatimit në pronë dhe disa çështjeve administrative është vonuar procesi i shpërndarjes së faturave në afatin e përcaktuar me ligj, i cili ka qenë 30 Prilli. Duke u bazuar në ligj i cili e lejon shtyrjen e afatit, Ministria e Financave vetëm për vitin tatimor 2010, ka marrë vendim që:
Qytetaret njoftohen se mospranimi i faturës nuk e liron nga pagesa e tatimit ne pronë dhe për këtë ata duhet te shkojnë në zyrën komunale të tatimit në pronë për faturat e tyre. Nëse tatimpaguesit janë te pakënaqur me matjet e pronës se tyre e cila i nënshtrohet tatimit apo me vlerësimin e pronës se tyre, atëherë ata mund ti drejtohen komunës duke parashtruar ankesë e cila duhet te shqyrtohet brenda një afati prej 30 ditësh. Format për parashtrimin e ankesës mund te merren ne zyrat komunale të tatimit në pronë. Është evidente gjendja aktuale e të gjitha komunave, ku shihen shumë përmirësime të bëra dhe projekte të ndryshme të realizuara që kanë përmirësuar dukshëm jetën e qytetarëve dhe tani ata gëzojnë një infrastrukturë të përgjithshme më të mirë, të cilat janë bërë të mundshme nga mjetet e mbledhura nga tatimi në pronë.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |