| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 11 maj 2010) Banka Botërore prezantoi Memorandumin Ekonomik për Kosovën
Banka Botërore ka prezantuar sot rezultatet dhe rekomandimet nga publikimi më i ri Memorandumit Ekonomik për Kosovën. Zyrtarët e Bankës Botërore vlerësojnë se Kosova duhet të ketë një rritje ekonomike më të madhe, në mënyrë që të ulë hendekun e të ardhurave, po ashtu ata kanë përmendur edhe tri pengesa kryesore që ndikojnë për rritje ekonomike, siç është energjia elektrike, sundimi i ligjit dhe aspekti rregullativ që ka të bëjë me regjistrimin e bizneseve dhe procedurat e licencimit. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Sipas tij Kosova ka pas një normë rritje ekonomike të konsiderueshme pa marr parasysh sfidat, duke shtuar se edhe shtetet më të zhvilluara shtytësin kryesor të rritjes se kanë pas konsumin, që është pozicion i natyrshëm në shtetet që janë pos konfliktuoze. “Investimet e Qeverisë së Kosovës në infrastrukturë për përmirësimin e rrjetit rrugor në përgjithësi do të mundësojnë një zhvillim të orientuar në eksport. Po ashtu investimet në sektorin e energjetikës që gjithnjë e kemi theksuar se ka qenë një nga barrierat e sektorit privat, dhe ambienti konkurrues në Kosovë është një nga elementet që gjendet në këtë memorandum, përkatësisht në rekomandimet e memorandumit”, ka theksuar ministri Shala. Ai ndër të tjera ka shtuar se “Një çështje që e i referohet memorandumi është sektori i bujqësisë, duke shtuar se Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria e Kosovës do të kaloj në hapa konkret në ndryshimin e traditave në kultivimin e disa produkteve dhe do ta orientojnë sektorin bujqësisë në një sektor kryesisht për eksport dhe natyrisht edhe për mbulimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës”.
Nga ana tjetër Borko Handijski ekspert i Bankës Botërore për Kosovë ka thënë se dokumenti i mbulon të gjitha fushat kryesore. Sipas tij vitet e para pas konfliktit në Kosovë ka pas përpjekje të mëdha për rindërtim dhe rritje ekonomike e cila ka qenë rreth 4 % . Njëherit ka pasur një përformancë e mirë, mirëpo nuk ka qenë e mjaftueshme për të adresuar sfidat ekonomike, varfërinë dhe papunësinë e lartë. Ai ka shtuar se në të ardhmen Kosova do të ketë një rritje të qëndrueshme dhe këto do të bazohen në tri aspekte e para është në burimet kryesore të Kosovës, e dyta është popullata forca punuese e re dhe aspekti tretë është toka bujqësore. Në këtë memorandum janë parë edhe tri pengesa kryesore që ndikojnë për rritje ekonomike, siç është çështja kryesore është energjia elektrike, asketi i dytë është sundimi i ligjit dhe aspekti i tretë është aspekti rregullativ që ka të bëjë me regjistrimin e bizneseve dhe procedurat e licencimit. Ky memorandum është bërë në bashkëpunim me autoritetet kosovare dhe shpresohet që të jetë pjesë e strategjive dhe planeve të qeverisë së vendit Banka Botërore është e gatshme që të mbështes këto veprime politike përmes organizimit të ngjarjeve të ndryshme, për aspekte të caktuara të këtij dokumenti si dhe të forcohet koordinimi me donator.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |