Video


Demant

(Prishtinë – 08 maj 2010)

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Ambasadës Gjermane në Prishtinë

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Ambasada Gjermane në Kosovë, me deklaratë të përbashkët përgënjeshtrojnë artikullin e gazetës  “ Zëri” të datës 8 maj 2010 me titullin: “Schäuble nuk ka kohë për Ahmet Shalën”

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Presidenti Dr. Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme z. Skender Hyseni, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala si dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Lutfi Zharku, sot përfundoi me sukses vizitën në Republikën Federale të Gjermanisë.

Delegacioni i Kosovës është pritur me nderimet më të larta shtetërore në Republikën Federale të Gjermanisë dhe është takuar me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Horst Kohler, me Kancelaren dr. Angela Merkel, kryetarin e Kuvendit të Republikës Federale të Gjermanisë,Dr. Norbert Lammert, Ministrin e Punëve të Jashtme, Dr. Guido Westerwelle si dhe janë takuar me asociacione  dhe përfaqësues të kompanive gjermane.

Takimit me  Ministrin e Financave Dr.Wolfgang  Schäuble është shtyre me kërkesën e Ministrit Schäuble dhe me  mirëkuptimin e të dyja palëve.  Në kohen kur ka qenë i caktuar ky takim, Kuvendi i Republikës së Gjermanisë ka pasur një seancë në të cilën është diskutuar  ndihma financiare Greqisë. Prezenca e Ministrit të Financave Dr. Schäuble në Kuvendë ishte e pashmangshme.

Për këtë arsye, takimi i parapare bilateral mes Ministrave të Financave Dr. Wolfgang Schäuble dhe z. Ahmet Shala është shtyrë për një herë tjetër.