| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 05 maj 2010)
Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, u bë nënshkrimi i konkluzioneve të takimit për konsultimet të cilat janë parapërgatitje për negociatat ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Gjermanisë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Konkluzionet kanë te bëjnë me zotimet e Qeverisë gjermane në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe për implementimin e projekteve në sektorë të ndryshëm në Kosovë.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, “Pa marrë parasysh krizës financiare që e ka goditur edhe Gjermaninë, qeveria gjermane po vazhdon ta mbështes Kosovën në rrugën e vet drejt konsolidimit dhe zhvillimit ekonomik. Këto projekte janë në përputhje me prioritetet e qeverisë së Kosovës, ku shuma totale e tyre do të jetë mbi 30 milion euro, një pjesë e tyre do të jetë grant, ndërsa pjesa tjetër kredi e butë”, tha Ministri Shala Ai gjithashtu shtoi se “Këto ditë që kemi negociuar, kemi përmbyllur një fazë përgatitore shumë të rëndësishme për këto projekte, të cilat do të jenë në sektorin e ujit e mbeturinave dhe sektorë tjerë të rëndësishëm”. Zëvndësambasadori gjerman në Kosovë, Eckart Blanrock, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni, tha se fillimi i këtyre bisedimeve, tregon bashkëpunimin e mirë që kemi me Kosovën si dhe zotimin e qeverisë gjermane për të përkrahur Kosovën më tutje. Ndërsa, Frederike Karcher, përfaqësuese e ministrisë për bashkëpunim ekonomik në qeverinë gjermane , u shpreh se këto ishin bisedime shumë pozitive dhe të suksesshme që do të shërbejnë si përgatitje për negociatat ndërqeveritare që priten të mbahen në vjeshtë. Ajo më tej shtoi se me Qeverinë e Kosovës do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e kadastrës, me qëllim që të krijohet një ambient atraktiv për investitorët, po ashtu edhe të sqarohen çështjet e pronësisë.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |