| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 26 mars 2010) Njësia për Politika dhe Monitorimin të Ndërmarrjeve Publike nё Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave ёshtё duke përgatitur raportin e parë vjetor për sektorin e Ndërmarrjeve Publike, i cili bazohet në pasqyrat financiare të audituara të këtyre ndërmarrjeve dhe do të prezantohet nё Kuvendin e Republikës së Kosovës nga mesi i qershorit. Ky raport do të ofrojë një paraqitje tё performancёs për sektorin e NP-ve, duke pёrfshirё rezultatet, përkrahjen e Qeverisë, investimet dhe punësimin si dhe politikat pronësore tё Qeverisë për ndërmarrjet qendrore (duke u bazuar nё Vendimin e Qeverisë Nr.11/39, mё datё: 08.10.2008). Po ashtu do të paraqes edhe vёshtirёsitё me tё cilat përballen Ndërmarrjet Publike si dhe do të jepen informata në raport për NP pёrfshirё këtu edhe analizën mbi ndryshimet nё profitabilitet dhe nivel të punësimit. Qeveria e Republikës së Kosovës për të gjitha projektet e përfshirjes se kapitalit privat apo privatizimit të NP-ve, ka adoptuar struktura dhe praktika menaxhuese plotësisht te bazuara ne standardet e OECD-s. Gjithashtu për secilën ndërmarrje e cila i është nënshtruar procesit të privatizimit, është krijuar njësi e veçantë implementuese për këto projekte. Duke parë rëndësinë e këtij procesi, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të siguruar transparencë të plotë dhe proces fer dhe korrekt duke u bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare për procesin e privatizimit të Ndërmarrjeve Publike. Në vazhdën e këtij angazhimi Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka informuar opinionin publik për gjithë procesin e privatizimit të NP-ve, andaj edhe në të ardhshmen opinioni publik do të informohet për të gjitha hapat dhe vendimet që do të merren nga komisionet përkatëse ndërministrore.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |