| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 24 mars 2010)
Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur Konferencën me investitor për Postën dhe Telekomin e Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference ka qenë informimi i investitorëve dhe publikut për pjesëmarrjen e kapitalit privat në Postën dhe Telekomin e Kosovës. Në të njëjtën kohë kjo konferencë ka shërbyer edhe për marrjen e komenteve të investitorëve, prej shumë vende të botës, për këtë proces të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi ka mbajtur fjalën hyrëse në këtë konferencë, në të cilën investitorëve iu është bërë thirrje për shtrirjen e bizneseve të tyre në Kosovë. Në fjalën e tij, Kryeministri i Kosovës, ka vënë në pah potencialin ekzistues në Republikën e Kosovës për investime këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë si dhe ka garantuar investitorët se investimet e tyre do të jenë të mbrojtura dhe të siguruara. Kryeministri gjithashtu ka siguruar investitorët se procesi i përfshirjes së sektorit privat në PTK do të jetë fer, transparent dhe i drejtë si dhe të gjithë investitorëve do tu ofrohet mundësia e barabartë për pjesëmarrje me kapitalin e tyre në këtë sektor.
Në fjalët e tyre, ministrat anëtarë të komisionit ndër-ministror për pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK, Fatmir Limaj, Ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Lutfi Zharku, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë si dhe kryesuesi i grupit ndërministror Edhe pse e karakterit informues, konferenca u karakterizua me një pjesëmarrje të gjerë të investitorëve potencial në këtë fushë që është një tregues i mirë për atraktivitetin e kësaj kompanie. Në konferencë shfaqën interesimin e tyre kompanitë e mëposhtme: Axos Capital (me kapital amerikano – gjerman) Bedminster Capital (me kapital amerikan) Cable & Wireles (me kapital nga Anglia dhe Monako) Goldmark Telecommunications, LTD (me kapital anglez) HT-Hrvatske telekomunikacije d.d. (me kapital kroato – gjerman) Magyar Telekom (me kapital hungaro – gjerman) Mobicom Austira (me kapital austriak) Orascom – (me kapital egjiptian) Turk Cell – (me kapital turk) Calik Holding/ Eagle mobile – (me kapital turk) Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon të gjitha këto kompani dhe pjesëmarrësit në këtë konferencë për angazhimin e tyre për investime në Kosovë. Në ditët dhe muajit e ardhshëm Qeveria e Republikës së Kosovës, bashkë me Këshilltarin e Transaksionit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të ndërmerr masa dhe hapa konkrete për kryerjen me sukses të këtij projekti. Qeveria e Kosovës, do ta vazhdoj këtë projekt me përkushtimin e plotë, si edhe deri tani, për transparencë dhe informim të publikut në lidhje me zhvillimet në këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |