Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 22 mars  2010)

Filloi zbatimi arkave fiskale

mef-22-03.2010-1

Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Administratës Tatimore të Kosovës , sot në praninë e  mediave dhe shumë qytetarëve kanë  bërë promovimin e arkave të para fiskale në “Ben-af” të Ferizajt.

Ai gjithashtu ka bërë apel tek të gjitha bizneset që sa më shpejt të pajisen me këto arka, sepse në këtë mënyrë do të jetë edhe fillimi praktik i luftës kundër informalitetit.

“Natyrisht është faza e parë e zbatimit dhe do të ketë nevojë për kohë deri sa të gjithë të furnizohen, por ftoj edhe bizneset që sa më shpejt të furnizohen me arkat fiskale dhe sa më shpejt qytetarët e Kosovës ta kuptojnë  se çdo cent i tyre i paguar  do të thotë inkasim i drejtë, fillim praktik i luftës kundër informalitetit” shtoi ministri  Shala

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, ka kërkuar nga të gjitha bizneset që sa më shpejt të pajisen me këto kasa fiskale, sepse sipas tij kërkesa për regjistrimin e të gjitha transaksioneve dhe shërbimeve të paguara, të cilat janë në dobi të  qytetarëve dhe shtetit.

“Ne besojmë fuqishëm që projekti i arkave fiskale, gjegjësisht kërkesa jonë për regjistrimin e të gjitha transaksioneve përmes regjistruesve elektronik fiskal dhe kërkesa për lëshimin e kuponëve fiskal për çdo mall dhe shërbim të paguar, është në dobinë e qytetarëve, është në dobinë e shtetit të ri të Kosovës, dhe është në funksion të trajtimit të barabartë dhe të njëtrajtshëm të të gjithë tatimpaguesve. Në të njëjtën kohë kjo është edhe në funksion të realizimit të ATK-së, për trajtim të barabartë dhe inkurajim për përmbushje vullnetare të obligimeve tatimore që burojnë nga legjislacioni aktual”, ka thënë Haliti.

mef-22-03-2010-2

Ndërsa , Naim Kuçi, pronar i “Ben-af”-it, tha se ndihet i nderuar dhe i kënaqur që kasa e parë fiskale është vendosur në biznesin që ai drejton, duke thënë që kjo u mundëson atyre që të jenë transparent ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini , të cilët përkrahën këtë hap të rëndësishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku sipas tyre kjo do të ju ofrojë siguri më të madhe konsumatorëve  dhe gjithashtu do të mundësoj transparencë dhe luftimin e ekonomisë informale.

mef-22-03-2010-3