| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë - 18 mars 2010) Ministri Shala në komunën e Tuzit, premtoi 10 bursa për të rinjtë shqiptarë të Malit të Zi
Ndërsa në ditën e dytë të vizitës së tij në Mal të Zi, Ministri Shala u takua me kryetarin e Komunës së Tuzit, z. Smajl Maliq Çunmulaj. Ministri Shala gjatë këtij takimi shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë dhe bashkëpunim me komunën e Tuzit, në fusha të ndryshe me theks të veçantë atë të ekonomisë dhe edukimit të brezave të rinj të kësaj treve. Me këtë rast Ministri Shala i premtoi kryetarit të Tuzit, z. Çunmulaj për ndarjen 10 bursave për të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi.
Në anën tjetër kryetari Çunmulaj e falënderoi Ministrin Shala së pari për vizitën e tij vëllazërore dhe gjithashtu për gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetur popullin shqiptar në Mal të Zi.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |