| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 16 mars 2010)
Gjatë kësaj vizite, Ministri Shala së bashku me bashkëpunëtorët e tij pritet të takohen me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Financave të Republikës së Malit Zi, z. Igor Lukšič, dhe përfaqësues të tjerë të shtetit të Malit të Zi. Me këtë rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi mbi bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke në çështjet doganore.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |