Video



Get the Flash Player to see this player.

Komunikatë për Media

(Prishtinë – 11 mars  2010)

MEF mban trajnime mbi Partneritetet Publike-Private (PPP) për anëtarët e OEK-ut

mef-11-03-2010

Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, sot filloj cikli i trajnimeve mbi Partneritet Publike Private për punonjësit e Odës Ekonomike të Kosovës si dhe bizneset e ndryshme. Këto Trajnime filluan në zyret qendrore të OEK-ut, ndërsa në javët në vijim do të vazhdohet me trajnime në zyrat rajonale.

PPP-të vazhdojnë të jenë burim i besueshëm, i sprovuar dhe i qëndrueshem i të ardhurave për sektorin privat, dhe në të njejtën kohë një vegël shumë efektive e ofrimit të infrastrukturës dhe shërbimeve për sektorin publik.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i cili njëherit është Kryesues i Komitetit Drejtues Ndërministror të PPP-së, tha  se “ këto trajnime kanë për qëllim rritjen e njohurive të komunitetit të biznesit për Partneritetet Publiko Private dhe mënyrën se si shoqëria kosovare, mund të përfitoj në mënyrën më të mirë të mundshme nga këto forma të financimit dhe zhvillimit të projekteve publike ku janë të ndara rreziqet midis sektorit publik dhe atij privat.”

Ndërsa,  Besim Beqaj, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës e mirëpriti fillimin e këtij cikli të trajnimeve mbi PPP, theksoi kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit midis bizneseve kosovare dhe sektorit publik.

Këshilltarët e Partneritetit Kosova, e cila është Njësia qendrore e PPP në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave njoftuan të pranishmit mbi Ligjin e PPP, mënyrat e implementimit të PPP-ve si dhe Projektet Potenciale në këtë fushë, siç është Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës që është projekti i parë i këtij lloji në Kosovë.

Lorik Fejzullahu, udhëheqës i Partneritetit Kosova theksoi se PPP i ofron Kosovës mundësinë për të modernizuar dhe zgjeruar infrastrukturën dhe shërbimet e saja publike. Tani me ligjin e ri mbi Partneritetet-Publike-Private, korniza institucionale dhe ligjore është e harmonizuar në mënyrë që ministritë, NP-të, komunat, organizatat tjera buxhetore dhe bizneset private mund të fillojnë me implementimin e PPP-së përgjatë shumë sektorëve.

mef-11-03-2010-2