| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 10 mars 2010) Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Botërore, nënshkruajnë dy marrëveshje
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Shuma e përgjithshme e financimit të këtyre dy projekteve arrin në $ 20.25 milion dollarë (prej tyre 9.11 milion dollarë janë grant kurse 11.15 milion dollarë janë kredi e butë). Për implementimin e projektit për modernizimin e sektorit publik të Kosovës do të përdoren 8 milion dollarë, ndërsa pjesa tjetër prej 12.25 milion dollarë do të alokohen për projektin e Kadstarit dhe Regjistrimit te Pronave. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi , tha se “Kam kënaqësinë e veçantë që sot nënshkruam këto marrëveshje për financim të projekteve me Bankën Botërore. Dëshiroj që përmes z. Najak të falënderoj Bankën Botërore dhe stafin e saj për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës. Këto dy marrëveshje i përkasin historisë së re të shtetit të Kosovës dhe vijnë pas nëntë muaj nga anëtarësimi i suksesshëm i shtetit tonë në ketë institucion” Ai më tej shtoi se “Implementimi i këtyre dy marrëveshjeve do të ndikojë drejtpërdrejt ne ngritjen e mëtutjeshme të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të shërbimeve që ato ofrojnë. Poashtu do të krijohen parakushtet e nevojshme që përmes ofrimit te shërbimeve efikase të përmirësohet edhe më tej ambienti për punë dhe jetë në Kosovë”. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ministri Shala , shtoi se “8 milion dollarë do të përdoren për implementimin e projektit Modernizimi i Sektorit Publik te Kosovës ndërsa pjesa tjetër prej 12.25 milion dollarë, alokohen për projektin e Kadstarit dhe Regjistrimit të Pronave. Ky është vetëm hapi i parë dhe shpresoj se së shpejti do të kemi edhe marrëveshje të tjera në interes të shtetit të Kosovës” Ndërsa, Ranjit Nayjak, përfaqësues i Bankës Botërore në Prishtinë, tha se kjo është strategjia e parë pas anëtarësimit të Kosovës në BB, e cila përcakton bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe BB për dy vitet e ardhshme. Projekti në vlerë 12.25 milionë dollarë ka të bëjë me regjistrimin e pasurive të patundshme dhe kadastrën. Kjo, sipas Nayak do të përshpejtojë zhvillimin dhe do ta përmirësoj ambientin e biznesit, dhe gjithashtu do të rregulloj çështjen e tokave dhe tregut të pronave në zonat rurale dhe urbane. Projekti i dytë, sipas tij është projekti i modernizimit të sektorit publik dhe është rreth 8 milion dollarë, 4.4 milion dollar janë kredi për 40 vite me 10 vite grejs periudhë. Pjesa tjetër e mbetur është grant i asociacionit për zhvillim ndërkombëtar.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |