Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 09 mars  2010)

Ministri Ahmet Shala takon ish-bursistë e programit Chevening të British Council

mef-09-03-2010-2-1

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, është takuar sot me një delegacion të përbërë nga ish-bursistë të programit Chevening të British Council nga shtetet si: Argjentina, Bangladesh-i, Kina, Gana, India, Indonezia, Kenia, Malavi, Nepali, Filipine, Ukraina dhe Vietnami. Delegacioni i ish bursistëve të Chevening përbëhej nga profile të ndryshme nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bangladesh-it, Ministria e Sigurimit Publikë të Kinës, Forca e Mbrotjes së Malaw-it, Policia e Nepalit, Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës si dhe  Qendra e trajnimit Internacional për ruajtjen e paqes, etj.

Gjatë drekës, ku krahas Ministrit Shala morën pjesë edhe Ambasadorja Ceke, përfaqësuesit e zyrave të Greci-së e Sllovakisë, si dhe përfaqësues nga ICO ku  u bisedua për të arriturat që nga përfundimi i luftës si dhe sfidat me të cilat përballet Kosova në rimëkëmbjen  ekonomike.

mef-09-03-2010-2-2