| Komunikatë për Media |
|
(Prishtinë – 08 mars 2010) FMN-ja përfundon vizitën trijavore në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave
Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përmbyllur me sukses vizitën e tij trejavore, vizitë kjo e para e ekipit të FMN-së për vitin 2010. Ekipi i Fondit Monetar ka zhvilluar takime intensive përgjatë tre javëve me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave z. Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Gjatë vizitës tre javore, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dëshmuar seriozitet të lartë dhe përkushtim të devotshëm në shumë çështje dhe probleme të cilat janë jetike për qytetarët dhe Qeverinë e Kosovës siç janë: fuqizimi i proceseve buxhetore, ekzekutimi i investimeve kapitale, integriteti i procesit buxhetor, pёrmirёsimi i sistemit rrugor që nxitë integrimin rajonal dhe përmirëson konkurrencën, si dhe plotësimi i kërkesave që kanë të bëjnë me decentralizimin e çështjeve buxhetore të cilat dalin nga Plani i Presidentit Ahtisaari. Si rrjedhojë e takimeve të shumta me Ministritë relevante dhe identifikimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës, ndihma dhe përkushtimi afatgjatë i FMN-së është vendosur të jetë hap i ardhshëm drejt rrugës së zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik të Kosovës.
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |