Video



Get the Flash Player to see this player.

Komunikatë për Media

(Prishtinë – 24 shkurt   2010)

mef-24-02-2010-1

Komisioni Ndërministror për projektin Participimi i Sektorit Privat në PTK, mbajti sot takimin e radhës në prezencën e Ambasadorëve të shteteve të Kuintit, ICO-s, Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore.

Në takim, u prezantua progresi i bërë në lidhje me analizimin e opsioneve për pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK nga ana e Këshilltarit të Transaksionit dhe hapat që do të ndërmerren në vijim për implementimin e projektit me dinamikën e paraparë.

Në fjalën e tij Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala e ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ofruar ambient të favorshëm për  investitorët në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK.

Ambasadorët e shteteve të Kuintit që ishin prezentë në këtë takim dhanë mbështetje të plotë për projektin dhe përcollën interesimin e investitorëve nga vendet që vijnë.

Ministri Shala i cili njëherit është edhe kryesues i Komisionit Ndërministror për këtë projekt, u shpreh i kënaqur me dinamiken e avancimit të projektit deri më tani dhe gjithashtu shprehu bindjen e tij se ky proces do të përfundoj, ashtu siç është planifikuar brenda vitit 2010.

Poashtu, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, vuri në pah se politikat qeveritare për fushën e telekomunikacionit bazohen në treg të lirë, liberal dhe konkurrencë të mirëfilltë. Ai theksoi se për këtë lëmi korniza ligjore është në pajtueshmëri me aspiratat e Shtetit të Kosovës për integrime evropiane.

Në  këtë takim u konkludua se muajt e ardhshëm do të jenë të një rëndësie të veçantë për procesin e pjesëmarrjes së sektorit privat në PTK. Përveç pranimit të raporteve nga Këshilltari i Transaksionit dhe analizave të vendimit në nivelin qeveritar, gjatë kësaj periudhe pritet të merret vendimi për pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK nga Kuvendi i Kosovës.

Gjatë muajit mars do të organizohet edhe një tryezë e rrumbullakët me investitorët potencial në PTK.

mef-24-02-2010-2