Video



Get the Flash Player to see this player.

Komunikatë për Media

(Prishtinë – 19 shkurt   2010)

mef-19-02-2010

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, priti sot, ambasadorin francez në  Prishtinë, z. Jean François Fitou.  Në këtë takim u diskutua për ndihmën  që mund të jap Franca për Kosovën në rrugën e saj drejtë integrimeve evropiane dhe në zhvillimin ekonomi.

Ministri, Ahmet Shala, duke falënderuar  ambasadorin francez për ndihmën e dhënë nga shteti dhe populli i Francës , tha se  “ Franca shprehu gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën, qoftë në fushën e ekonomisë, drejtësisë apo edhe në fushat e rëndësishme të zhvillimit të Kosovës. Edhe në të ardhmen do të zgjerohen marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet  Kosovës dhe Francës”.

Ai më tej shtoi se “ Ambasadori ishte shumë i fokusuar për ta ndihmuar Kosovën. Ne biseduam edhe për një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të  Republikës së Kosovës dhe asaj të Francës”.

mef-19-02-2010-2

Ndërsa, ambasadori francez në Prishtinë, z. Jean François Fitou, tha se në këtë takim është kërkuar që institucionet e Francës të ndihmojnë Kosovën më shumë se që kanë bërë deri tani, duke premtuar se këtë gjë do ta bëjnë.

“Vendi im e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe do ta ndihmojë atë në çdo aspekt dhe kur vendi im e ka njohur Kosovës, e ka pranuar edhe në familjen evropiane, prandaj normalisht se familja duhet të ndihmohet”, tha ambasadori Fitou.

Ai më tej shtoi se “ Unë jam i impresionuar me dinamizmin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Kosova është duke punuar në luftimin e korrupsionit dhe është duke bërë progres në fushat e ndryshme të jetës. Kosova , si pjesë e Evropës, e meriton një ndihmë edhe më të madhe. Kosova i ka bindur investitorët që të vijnë në Kosovë dhe ata kanë investuar dhe do të investojnë”, tha ai.