Video


Komunikatë për Media

(Prishtinë – 27 janar  2010)

Fillon punimet Konferenca e Ofertueseve për Partneritetin Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

mef-27-01-2010-2

Konferenca e Ofertueseve për Partneritetin Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, sot filloi punimet me ofertuesit e kualifikuar në garën për operim dhe zhvillim të ANP-së.Në këtë konferencë ofertuesit parën rastin që  njihen për së afërmi me infrastrukturën ekzistuese te ANP-së dhe mjedisin e përgjithshëm investues në Kosovë dhe gjithashtu të dhanë komentet e tyre rreth draft kontratës për PPP në ANP, e cila u ishte dërguar atyre me 29 dhjetor 2009.

Në hapjen zyrtare të kësaj konference, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke i falënderuar për pjesëmarrjen të gjithë pranishmëve,  në veçanti, përfaqësuesve të të gjithë ofertuesve të kualifikuar, tha se “Me pjesëmarrjen e një partneri privat në drejtimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ne parashikojmë nivele të shërbimeve të përmirësuara dhe infrastrukturë të zgjeruar si dhe gjenerimin e burime shtesë për Qeverinë. Partneri privat do të investojë paratë e veta në aeroportin tonë. Publiku do të përfitojë nga një ndërtesë terminali të ri dhe modern i cili do të akomodojë numrin e madh të udhëtarëve dhe shoqërive ajrore që janë gjithnjë e në rritje. Udhëtarët dhe shoqëritë ajrore do të përfitojnë gjithashtu edhe nga shërbimi i përmirësuar dhe i zgjeruar i ofruar në aeroport. Po ashtu, Qeveria do të fillojë të marrë një përqindje nga përfitimet e aeroportit duke krijuar kështu të hyra shtesë të cilat do ti investojmë për prioritete të tjera sociale”.

mef-27-01-2010-1

Ai gjithashtu shtoi se “Le të bëjmë të qartë diçka, ne nuk po “privatizojmë” Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Ne nuk po shesim pasuritë apo aksionet e aeroportit i cili i përket të gjithë kosovarëve. Ne thjesht po i drejtohemi një partneriteti me një operator privat që është kompetent dhe ka përvojë të madhe dhe do të investojë afër 100 milionë euro në 20 vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë, ne shpresojmë se të bëjmë të mundur që Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës të jetë më i miri dhe më konkurruesi në rajon për dekadat që do të vijnë”.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, duke i informuar ofertuesit për përkushtimin e Kosovës në partneritetet publiko private si dhe investimeve private në infrastrukturë publike në përgjithësi, tha se “Investimet nga sektori privat në shërbimet dhe punët publike do ti mundësojnë Kosovës që ti japë fuqi burimeve të kufizuara financiare, duke i ofruar mundësinë për të zhvilluar infrastrukturën dhe shërbimet publike më shpejtë dhe në mënyrë më efikase”

“Partneritetet publiko-private (PPP) duhet të mbajnë premtimin që kanë bërë për ngritjen e infrastrukturës së vendit tonë pa i mbingarkuar financat e Qeverisë. Futja e kapitalit dhe menaxhimit privat në punët dhe shërbimet publike mund të lehtësojë kufizimet fiskale dhe të rrisë efikasitetin, duke u kujdesur në të njëjtën kohë për infrastrukturën dhe shërbimet e reja”,pohoi Ministri Shala.

Ai gjithashtu pohoi se “Vetëm brenda dy viteve, Qeveria ka ndërtuar programin për PPP ku si pikënisje kishte, hartimin e politikave për PPP, shpalljen e legjislacionit për PPP, krijimin e kornizës institucionale për PPP, ngritjen e kapaciteteve nëpër sektorë të shumtë, hartimin e një procedure për marrjen e informacionit rreth PPP, dhe tani jemi në prag të zbatimit të suksesshëm të pilot-projektit të parë  - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.  Këto arritje të jashtëzakonshme në PPP duhet të shërbejnë për të vlerësuar zotimin tonë të palëkundur në këto partneritete dhe në investimet private në pasuritë publike”.

Ndërsa, Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili njëherit është edhe kryesues i Komitetit drejtues ndërministror i projekti,  duke ju prezantuar të pranishmëve rëndësinë e modernizimit dhe zgjerimit të infrastrukturës në Kosovë, u shpreh se “Komiteti drejtues i projektit zotohet plotësisht që do ta zbatojë këtë projekt përmes procedurave të drejta, konkurruese, dhe transparente, dhe do të këmbëngulim që gjithashtu dhe partneri privat ti përmbushi detyrimet e tij që rrjedhin nga Kontrata. Synimi jonë është që të kemi rezultate pozitive dhe të qëndrueshme për popullin e Kosovës”.

Ministri Limaj , gjithashtu,theksoi në veçanti marrjen masave për  të siguruar se punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të jenë të mbrojtur, duke i garantuar atyre punësim për një periudhë te paracaktuar.

Konferenca e Ofertueseve për Partneritetin Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës,  mbahet në kuadër të fazës së dytë të prokurimit ndërkombëtar dhe pastaj do të pasohet me dorëzimin e Kërkesës për Propozim nga ana e Ofertueseve në mars të këtij viti.

Ofertuesit e kualifikuar për këtë gare janë:

1. Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S
2. Bouyges Batiment / Egis / PAIC Consortium
3. Limak / Aéroport de Lyon Consortium

mef-27-01-2010-3-3