Video


Komunikatë për Media

(Prishtine – 02 shkurt  2012)

Ministri Bedri Hamza u takua  me udhëheqësit e projekteve që implementohen nga Banka Botërore në Kosovë

Ministri Bedri Hamza u takua  me udheheqesit e projekteve qe implementohen nga Banka Boterore ne Kosove - 02.02.2012

Në Ministrinë e Financave u organizua një takim me të gjithë udhëheqësit e projekteve që implementohen nga Banka Botërore në Kosovë. Në këtë takim morën pjesë ministri i Financave z. Bedri Hamza, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë z. Jan-Peter Olters dhe zyrtarë tjerë të Bankës Botërore. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve në mes projekteve, rritja  e efektivitetit të tyre me qëllim të implementimit sa më të suksesshëm të këtyre projekteve, ku me këtë rast u prezantua edhe instrumenti për menaxhim tremujor të portofolit për projektet e financuara nga Banka Botërore.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 29 janar 2012)

Politikat fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik

LLOGO-ME HIJEZIMQeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Ministria e Financave që nga fillimi ka  marr  masa për të hartuar politika fiskale të cilat do të janë në funskion të  zhvillim  ekonomik të vendit tonë.

Masat e nderrmarra deri më tash në këtë drejtim konsistojnë me uljen e tatimin në korporata  për  50 % nga 20% sa ishte  në 10% .  Gjithashtu ulë tatimin  në të ardhura personale, gjë që kishte ndikim shumë pozitivë në zhvillim e biznesit por edhe  te gjithë të punësuarit në Republikën e Kosovës.

Për  herë të parë  në vendin tone vendosem uljen e normës së interesit të ngarkuar për pagesat e vonuara tatimore dhe njëkohësisht rritëm normën e interesit të paguar për ri-mbursimet e vonuara.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 26 janar  2012)

Komisioni i Granteve, bëri përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj për vitin 2012

Komisioni i Granteve 26.01.2012Në Ministrinë e  Financave, sot u mbajt ceremonia e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve , ku të pranishëm ishin  zëvendësministri Ramadan Avdiu,  ministri i Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq,  kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës Safete Hadërgjonaj,  zëvendësministri  i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Nehat Mustafa, kryetarët e komunave, anëtarët e Komisionit të Granteve për vitin 2011, dhe drejtori i Buxhetit Komunal në Ministrinë e Financave Petrit Popova.

Me shume
 
Komunikatë për Media

(Prishtinë – 24 janar 2012)

Ministri i Financave shpalos  prioritetet dhe objektivat për vitin 2012

Ministri i Financave shpalos  prioritetet dhe objektivat per vitin 2012Ministri Bedri Hamza ka shpalosur sot prioritetet dhe objektivat e punës së Ministrisë së Financave për vitin 2012, duke shprehur përkushtimin e Ministrisë që ai drejton për menaxhimin efikas dhe transparent të financave publike, ruajtjen e trendit të rritjes së të hyrave, luftimin e  evazionit fiskal, si dhe krijimin e kushteve për rritjen e investimeve të sektorit privat si objektiva afatgjata që sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ku në bazë të indikatorëve makroekonomik për vitin 2012 parashihet një rritje ekonomike rreth 5.0 për qind.

Me shume
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

Faqe 1 nga 64