Video



Download

Folder Path: \ Raporte dhe Publikime \

Folder: Komisioni i Granteve

folder.png

HYRJE

Komisioni i Granteve është institucioni kyç i sistemit të transferimit ndërqeveritar financiar në Kosovë. Ai është pjesë e legjislacionit të Kosovës dhe i aranzhimeve institucionale që nga viti 2001 në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) i cili e rregullon rolin dhe përgjegjësin e këtij Komisioni.

Funksionet, mandati dhe përbërja e komisionit të granteve është forcuar më tej me hyrjen në fuqi të Ligjit të Financave të Pushtetit Lokal (LFPL, neni 32.4) që nga 15 Qershor 2008. Komisioni i Granteve ka përgjegjësi të definuara qartë në fushat e financimit komunal, në veçanti për Grantet Qeveritare. Është një forum që lehtëson komunikimin dhe dialogun ndërmjet Qeverive Lokale dhe asaj Qendrore.

Sipas obligimeve që dalin nga Ligji i financave të Pushtetit Lokal (LFPL), Komisioni i Granteve përcakton shumat totale dhe formulën e alokimit për secilën komunë në mënyrë individuale, përfshirë këtu financimin për komunat e reja (d.m.th., 5+1 të kërkuara sipas Propozimit për Statusin), për këto Grante Qeveritare: për grantin e përgjithshëm, grantin specifik për arsim dhe grantin specifik për shëndetësi.

Më Shumë...

Files:

  • doc.png

    Komisioni i Granteve, bëri përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj për vitin 2012

    Uploaded:
    02.02.12
    Modified:
    02.02.12
    File Size:
    41 KB
    Downloads:
    5
    Version:
    1.0

    Perzgjedhja me short te anetareve te rinj te Komisioni i Granteve per vitin 2012

    Në Ministrinë e  Financave, sot u mbajt ceremonia e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve , ku të pranishëm ishin  zëvendësministri Ramadan Avdiu,  ministri i Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq,  kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës Safete Hadërgjonaj,  zëvendësministri  i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Nehat Mustafa, kryetarët e komunave, anëtarët e Komisionit të Granteve për vitin 2011, dhe drejtori i Buxhetit Komunal në Ministrinë e Financave Petrit Popova.

  • doc.png

    U mbajt Komisioni i granteve - më 27.04.2011

    Uploaded:
    28.04.11
    Modified:
    28.04.11
    File Size:
    131 KB
    Downloads:
    314
    Version:
    1.0

    komisioni i granteve 27-04-2011

    Në Ministrinë e Financave, u mbajt sot takimi i dytë i Komisionit të Granteve, ku ishin të pranishëm anëtarët e këtij komisioni.

    Në këtë takim u aprovuan grantet qeveritare për financimin e komunave për vitin 2012, në kontekst të finalizimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2012 – 2014, duke përfshirë kriteret dhe formulat e ndarjes së granteve.

  • pdf.png

    U mbajt takimi i Komisionit të Granteve

    Uploaded:
    25.03.11
    Modified:
    25.03.11
    File Size:
    156 KB
    Downloads:
    313
    Version:
    1.0

    komisioni i granteve

    Në Ministrinë e Financave, u mbajt sot takimi i Komisionit të Granteve, ku ishin të pranishëm anëtarët e këtij komisioni. Anëtarët e rinj të Komisionit  u informuan  me përgjegjësitë që janë të përcaktuara me nenin 33 të Ligjit Nr. 03/ L- 49 për Financat e Pushtetit Lokal.

    Në këtë takim u diskutua mbi aspektet e finalizimit të projekt-buxhetit komunal për vitin  2011 – 2013 dhe gjithashtu u diskutua për draft-raportin e vlerësimin e përshtatshmërisë së sistemit të financimit komunal të vitit 2010.

  • doc.png

    Takimi i Komisionit të Granteve (minutat e takimit për përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj të katër komunave)

    Uploaded:
    10.01.11
    Modified:
    10.01.11
    File Size:
    435 KB
    Downloads:
    609
    Version:
    1.0

    komisioni i granteve 30-12-2010

    Foto nga takimi i Komisionit të Granteve të mbajtur më datë 30 dhjetor 2010

  • pdf.png

    Vendimet e Komisionit të Granteve për Financimin Komunal 2011-2013 të prezantuara në KASH

    Uploaded:
    02.06.10
    Modified:
    04.06.10
    File Size:
    440 KB
    Downloads:
    1737
    Version:
    1.0

    Foto nga takimi i Komisionit të Granteve të mbajtur më datë 08 prill 2010

    Foto nga takimi i Komisionit të Granteve të mbajtur më datë 08 prill 2010

Rezultatet 1 - 5 nga 5