
| Departamenti i Tatimit në Pronë |
|
DEPARTAMENTI I TATIMIT NË PRONË
Misioni Departamenti i Tatimit në Pronë (DTP) ofron udhëzime komunave për të siguruar se tatimi në pronë ofron një burim të ardhurash me rritje të vazhdueshme dhe në të cilin llogaritet si pjesë e buxheteve komunale. Departamenti ofron një mbikëqyrje për zyrat komunale të tatimit në pronë me qëllim të sigurimit se tatimi në pronë administrohet në pajtim me ligjin dhe që komunat të mbeten të certifikuara për të mbledhur tatimin. Analizat e bëra me kohë të kontratave të shitblerjeve, vlerësimet dhe mbledhja e të dhënave nga ana e Departamentit/Ministrisë, do të ndihmojnë komunat në administrimin efikas të tatimit në pronë. Vizioni Departamenti i tatimit në pronë i përkrah zyrat komunale të tatimit në pronë, duke monitoruar administrimin e tatimit në pronë me praktikat më të mira. DTP punon për të siguruar standardet unifikuara të vlerësimit për mbarë Kosovën. Departamenti i ndihmon komunat në përpjekjet e tyre për arkëtim dhe për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve dhe iu ofron analiza për të informuar vendim-marrësit.
Roli dhe detyrat Departamenti i tatimit në pronë është përgjegjëse për: - Inspektimi vjetor i komunave për tu siguruar se tatimi në pronë administrohet në pajtim me ligjin dhe se komunat mbeten të certifikuara për të mbledhur tatimin. - Analizat me kohë të kontratave të shitblerjeve, vlerësimet, dhe mbledhja e të dhënave nga ana e Ministrisë që të ndihmohen komunat në administrimin efikas të tatimit në pronë. - Përkrahja e komunave duke monitoruar administrimin e tatimit në prone me praktikat më të mira. - Ofrimi dhe sigurimi i standardeve unifikuara të vlerësimit për mbarë Kosovën. - Ofrimi i ndihmës për komunat në përpjekjet e tyre të inkasimit dhe ankesave dhe ofrimi i analizave për të informuar vendim-marrësit. - Implementimi i sistemit të ri për menaxhimin e administrimit të tatimit në pronë - Ofrimi i këshillave, sugjerimeve dhe rekomandimeve komunave për ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme. - Përkrahja, aktivitetet dhe përgatitja e komunave të reja për certifikimin e tyre për tatimin në pronë. - Zhvillimi i softuerit të tatimit në pronë dhe mirëmbajtjen e saj - Vendosja në sistem i normave dhe çmimeve tatimore, në secilin vit - Kalkulimi masiv i faturave, përgatitja e tyre për prodhim - Dhënia dhe Aprovimet e qasjes në sistem - Auditimi i bazës së të dhënave komunale - Trajnimi dhe aftësimi i zyrtarëve komunal - Regjistrimi i pagesave në sistem, në formë elektronike
Zyrat komunale të tatimit në pronë
Për më shumë informata vizitoni: www.tatimineprone-rks.org
- EMLAK VERGİ DAİRESİ BAŞKANLIĞI
|
| Formularët | |
| Shpallje dhe Konkurse | |