|
Hyrja
Departamenti i Buxhetit dhe Politikave Komunale është themeluar në Mars të vitit 2007 ne kuadër të Ministrisë së ekonomisë dhe financave. Udhëheqësit dhe përgjegjësitë kryesore të departamentit janë paraqitur në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
Vizioni
Vizioni i përgjithshëm i departamentit të Buxhetit Komunal është të arrihet praktika më e mirë në mbështetje te Komunave me qellim qe tu ndihmoj atyre ne përmbushjen e obligimeve qe u janë caktuar sipas ligji menaxhimin e fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Raportimi
Departamenti i Buxhetit te Komunave te Kosovës momentalisht raporton te sekretari i përhershëm i Ministrit të Ekonomisë dhe financave dhe ministrit te MEF-it. Përgjegjësitë e Departamentit të Politikave dhe Buxheteve Komunale Mbështetje te Komunave me qellim qe tu ndihmoj atyre ne përmbushjen e obligimeve qe u janë caktuar sipas këtij ligji. Përgjegjës për përgatitjen e analizave komparative të distribuimit të grandeve. Përgatitjen e shënimeve shpjeguese zyrtare për devijimet në shumën e grandeve (krahasuar me vitet paraprake) për komunat përkatëse të tij/saj. Zhvillimi i buxhetit komunal drejtohet nga MEF-i përmes serisë së Qarkoreve buxhetore, që përfshijnë instruksionet dhe udhëzimet për zyrtarët relevant komunal. Përcaktimi i kalendarin intern për zhvillimet kryesore rreth procesit buxhetor, përfshirë shpërndarjen e qarkoreve buxhetore dhe trajnimin, procesit buxhetor dhe më pas ta ndjekë atë kalendar kohor sa i përket kohës së komunikimit të tij me Komunat. Sigurimin që afatet kohore të përfshira në instruksionet buxhetore janë të arsyeshme dhe të arritshme. Gjatë procesit të kaluar buxhetor ka ndodhur disa herë që qarkoret buxhetore janë nxjerrë gati pas afatit të fundit të përcaktuar për veprim nga komunat. Situatat si ajo duhet të shmangen dhe komunikimi për buxhetin duhet të lëshohet nga MEF-i në kohë të duhur.
Nxjerrja e kalendarit kohor dhe planin e sesioneve trajnuese në fillim të procesit buxhetor nga ana e Departamentit të Buxhetit Komuna. Përkrahja për komunat – Departamenti i Buxhetit Komunal duhet të vazhdojë takimet e rregullta konsultuese në secilën fazë të procesit për zhvillimin e buxhetit dhe duhet ti mbështesë komunat me mostrat, memorandume shpjeguese etj. Komunat duhet të kenë njoftime shpjeguese zyrtare duhet të jenë në dispozicion të Komisionit të Grandeve dhe të zyrtarëve komunal. Departamenti i Buxhetit Komunal duhet të marrë përsipër plotësisht përgjegjësitë e tij lidhur me ofrimin e shërbimeve sekretariate për Komisionin e Grandeve,departamenti i Buxhetit Komunal per komisionin e Grandeve duhet të informohet rregullisht për progresin dhe problemet në procesin buxhetor. Është me rëndësi të sigurohet që Komisioni i Grandeve do të angazhohet tërësisht në procesin buxhetor që nga fillimi,është esenciale që Komisioni i Granteve të konsultohet dhe të aprovojë ndryshimet eventuale të nivelin e financimit komunal dhe të parametrave kryesorë të buxhetit komunal Është rekomanduar qe çdo takim i Komisionit të Grandeve duhet të dokumentohet përmes procesverbaleve zyrtare dhe të nxirret komunikata përkatëse për zyrtarët komunal dhe opinionin publik. Kjo do të përmirësojë transparencën e vendimeve dhe rrjedhën e informatave ndërmjet MEF-it, Komisionit të Grandeve dhe komunave.
Struktura
Shkarko Strukturen e Departamenti të Buxhetit dhe Politikave Komunale
Departamenti i Buxhetit Komunal - Plani i Punës 2009
|